Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan tha se situata në Rripin e Gazës ka arritur deri në këtë pikë për shkak të paaftësisë së vendeve myslimane për të reaguar.
Presidenti Erdogan mbajti fjalim në Samitin e Përbashkët të Jashtëzakonshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI) dhe Ligës Arabe që po mbahet në Rijad të Arabisë Saudite.
“Teksa disa vende perëndimore i ofrojnë të gjitha llojet e mbështetjes Izraelit, paaftësia e vendeve myslimane për të reaguar e ka sjellë situatën deri në këtë pikë”, theksoi Erdogan.
Ai rikujtoi se deri më sot, 50 mijë palestinezë, 70 për qind e të cilëve fëmijë dhe gra, “janë martirizuar në masakrat e kryera nga Izraeli në Gaza dhe territoret e tjera palestineze”.
“Izraeli nuk toleron madje as dërgimin e ndihmave humanitare në Gaza dhe ka muaj që i mban në pritje materialet e ndihmave të dërguara në Egjipt”, tha Erdogan, duke shtuar se Turqia deri më sot ka dërguar mbi 84 mijë tonë ndihma në Gaza dhe është gati të dërgojë shumë më tepër kur të hiqen pengesat.
“Duhet të inkurajojmë numrin maksimal të vendeve që të ndërhyjnë në çështjen e ngritur nga Afrika e Jugut kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë”, u shpreh më tej Erdogan, duke shtuar:
“Ne jemi të gatshëm të zbatojmë të gjitha propozimet konkrete dhe realiste që do ta bëjnë qeverinë e Netanyahut të ndiejë se pushtimi i tokave palestineze ka një kosto”. /AA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dronët sulmojnë një rafineri nafte, zjarr gjithashtu në një fabrikë të pajisjeve ushtarake – detaje dhe pamje të “dy shpërthimeve” në Rusi
Përplasje fatale e aeroplanit të mallrave në Lituani, një i vdekur dhe disa të lënduar
Zviceranët votojnë kundër zgjerimit të autostradave
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Dronët sulmojnë një rafineri nafte, zjarr gjithashtu në një fabrikë të pajisjeve ushtarake – detaje dhe pamje të "dy shpërthimeve” në Rusi
Zviceranët votojnë kundër zgjerimit të autostradave
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A