LAJMI I FUNDIT:

Kurti dhuron gjak, në kujtimin e Astrit Deharit

Kurti dhuron gjak, në kujtimin e Astrit Deharit

Kryeministri Albin Kurti ka dhuruar gjak, në aktivitetin e Lëvizjes Vetëvendosje, në përvjetorin e tetë vdekjes së Astrit Deharit.

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se ka organizuar aktivitetin e dhurimit vullnetar të gjakut, për të nderuar kujtimin e Astritit dhe për të vazhduar aktivitete solidarizuese si ato që ai promovonte ai.

“Shumë aktivistë të Lëvizjes, studentë dhe qytetarë u mblodhën në zyrat e Lëvizjes për të dhuruar gjak. Në mesin e tyre edhe Kryeministri Albin Kurti, zv. Kryeministri Besnik Bislimi, ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, ministra e zv. ministra të tjerë, deputetë e anëtarë të tjerë të Lëvizjes”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.


Sipas LVV-së, ky aktivitet shërbeu si homazh për Astritin dhe si një thirrje për të vazhduar veprat e mira që lënë gjurmë të rëndësishme në shoqëri. /Telegrafi/