LAJMI I FUNDIT:

Shënohen dy gola në kohën shtesë, Ferizaj dhe Malisheva ndajnë pikët

Shënohen dy gola në kohën shtesë, Ferizaj dhe Malisheva ndajnë pikët

Ferizaj dhe Malisheva kanë luajtur baras 1-1 në një ndeshje të çmendur që dy golat u shënuan në minutat shtesë.

Pjesa e parë ishte më e qetë me dy skuadrat që luanin me shumë kujdes në këtë fraksion të parë.

Përkundër disa rasteve gola nuk pati dhe 45 minutat u mbyllën baras 0-0.


Në pjesën e dytë Ferizaj mbeti me një lojtar më pak në fushë, ku kapiteni i vendasve Edon Sadriu u ndëshkua me kartonin e dytë të verdh dhe u përjashtua nga loja.

Pasi kishin epërsinë numerike, Malisheva shtoi sulmet në ofensivë duke kërkuar golin e epërsisë.

Ishte minuta e 92-të e ndeshjes, kur Malisheva gjeti golin e parë me Drilon Hazrollajn që realizoi nga afërsia për 0-1.

Megjithatë në minutën e 97-të vendasit fituan një penallti pasi Arlind Veliu ndali në zonë Betim Haxhimusën.

Përgjegjësinë e mori Albion Kurtaj i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë për të barazuar rezultatin në 1-1.

Më kohë nuk pati për ndryshim rezultati dhe ndeshja u mbyll baras 1-1.

Ferizaj vazhdon të mbetet në pozitën e shtatë me 14 pikë, derisa Malisheva ndanë pozitën e parë me 19 pikë me Ballkanin.

Ndeshjen e radhës Ferizaj e zhvillon në udhëtim te Prishtina, derisa Malisheva para tifozëve të vet pret Llapin. /Telegrafi/