LAJMI I FUNDIT:

Gjiganti gjerman drejt falimentimit, i kërkon tifozëve ta blejnë stadiumin për t’i shpëtuar më të keqës

Gjiganti gjerman drejt falimentimit, i kërkon tifozëve ta blejnë stadiumin për t’i shpëtuar më të keqës

Gjiganti gjerman i futbollit Schalke ka rënë në nivele të ulëta vitet e fundit dhe nuk mund të dalë nga kriza që ka zgjatur shumë dhe tashmë po arrin kulmin.

Mediat në Gjermani njoftuan se Schalke ka një borxh të pabesueshëm prej 168 milionë euro dhe tani po i lutet tifozëve që ta ndihmojnë dhe ideja është që ata të blejnë aksione në stadiumin ikonik Veltins Arena në Gelsenkirchen.

Drejtuesit e Schalkes duan të zgjidhin të gjitha problemet dhe borxhet e grumbulluara me shitjen e stadiumit dhe sot me një deklaratë zyrtare kanë bërë të ditur se do të shesin aksionet e stadiumit.


Së pari do të krijohet një shoqatë e re për këtë qëllim dhe çmimi për aksion duhet të jetë më pak se 750 euro.

Këtë e ka konfirmuar presidenti i Schalkes, Matthias Tillmann, i cili ka shpjeguar se shoqata e sapoformuar do të blejë kështu aksionet e stadiumit, i cili do të vazhdojë të menaxhohet plotësisht nga klubi.

Gazeta e njohur Bild e quajti këtë lëvizje të Schalkes si fillim të një “Fushate lypjeje” dhe projekti do të nisë pas rreth një muaji, kur është caktuar mbledhja e asamblesë së Shalkes. Klubi pret që ky model biznesi të sjellë shërim.

Schalke u largua nga Bundesliga në sezonin 2020/21, më pas arriti të rikthehej në rangun e elitës, por pasoi sërish një rënie ekspres dhe kjo skuadër ka dy sezone që luan me Bundesliga 2.

Këtë sezon Schalkes do t’i duhet të luftojë për mbijetesë në nivelin e dytë të garave, pasi skuadra ka fituar vetëm tetë pikë nga po aq ndeshje dhe aktualisht ndodhet në pozitën e 13-të në tabelë.

Shalke fitoi trofeun e fundit në vitin 2011, kur fitoi Kupën e Gjermanisë. Schalke ishte kampion i Gjermanisë pesë herë, por hera e fundit që klubi fitoi titullin ishte në vitin 1958. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjiganti gjerman drejt falimentimit, i kërkon tifozëve ta blejnë stadiumin për t'i shpëtuar më të keqës

Gjiganti gjerman drejt falimentimit, i kërkon tifozëve ta blejnë stadiumin për t'i shpëtuar më të keqës

Bundesliga
Florent Muslija, njeriu asist te Kosova: Do të vijnë edhe golat, ndaj Rumanisë duhet të luftojmë për fitore

Florent Muslija, njeriu asist te Kosova: Do të vijnë edhe golat, ndaj Rumanisë duhet të luftojmë për fitore

Përfaqësuesja e Kosovës
UEFA e dënon Rumaninë me para, në ndeshjen ndaj Kosovës një sektor i stadiumit do të jetë pjesërisht i mbyllur

UEFA e dënon Rumaninë me para, në ndeshjen ndaj Kosovës një sektor i stadiumit do të jetë pjesërisht i mbyllur

Ndërkombëtare
Zidane nuk hezitoi kur përmendi lojtarin që do t'i kalojë të gjithë në futboll

Zidane nuk hezitoi kur përmendi lojtarin që do t'i kalojë të gjithë në futboll

La Liga
Klopp mund ta marrë drejtimin e skuadrës angleze, pasi Red Bull ka blerë aksionet e saj

Klopp mund ta marrë drejtimin e skuadrës angleze, pasi Red Bull ka blerë aksionet e saj

Premier League
Janë publikuar detaje të reja nga qëndrimi i Mbappes në Suedi ku akuzohet për përdhunim

Janë publikuar detaje të reja nga qëndrimi i Mbappes në Suedi ku akuzohet për përdhunim

Ndërkombëtare
Kalo në kategori