LAJMI I FUNDIT:

Macron njofton se 88 vende frankofone kanë bërë thirrje kolektive për armëpushim “të menjëhershëm” në Liban

Macron njofton se 88 vende frankofone kanë bërë thirrje kolektive për armëpushim “të menjëhershëm” në Liban

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka thënë se 88 vende kryesisht frëngjisht-folëse kanë bërë thirrje kolektive për një armëpushim “të menjëhershëm” në Liban.

Duke folur në Samitin e 19-të të Frankofonisë në Paris, Macron tha gjithashtu se grupi kishte miratuar një konferencë ndërkombëtare për të mbështetur Libanin, e cila do të zhvillohet më vonë këtë muaj.

“Ne shprehëm solidaritetin tonë me Libanin. Ne unanimisht kërkuam një armëpushim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm dhe riafirmuam angazhimin tonë për uljen e tensioneve në rajon. Ne duam paqe dhe siguri për të gjithë”, tha Macron.


Bëhet e diur se këto komente janë në përgjigje të një operacioni tokësor izraelit në Liban, i nisur në fund të shtatorit, për të marrë pozicionet e Hezbollahut pranë kufirit izraelit.

Hezbollahu dhe Izraeli kanë shkëmbyer pothuajse çdo ditë zjarr ndërkufitar që nga shpërthimi i luftës në Gaza në fund të vitit të kaluar.

Ato sulme kanë zhvendosur mijëra njerëz në të dy anët e kufirit, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

Dhe që kur Izraeli filloi ofensivën e tij në Liban, të paktën 1,400 njerëz, përfshirë civilë, mjekë dhe luftëtarë të Hezbollahut, janë vrarë dhe 1.2 milionë janë dëbuar nga shtëpitë e tyre në më pak se dy javë.

Komentet e Macron u bënë jehonë nga Ministri i Jashtëm i Libanit, Ziad Makary, i cili tha se Bejruti ende “kërkon një armëpushim dhe një zgjidhje diplomatike” pavarësisht sulmeve të vazhdueshme izraelite dhe vrasjes së liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah.

“Ata nuk kanë vija të kuqe. Ata kurrë nuk kishin vija të kuqe. Ata nuk kishin vija të kuqe në Gaza dhe nuk do të kenë vija të kuqe në Liban. Por, në Liban, nga ana ushtarake, do të jetë më e vështirë”, tha Makary.

Ndryshe, Franca ka qenë një mbështetëse kryesore e Izraelit, duke mbrojtur të drejtën e tij për vetëmbrojtje për vite me radhë.

Një raport i eksportit të armëve i paraqitur në parlament nga Ministria e Mbrojtjes në korrik të vitit 2023 tregoi se Franca kishte lëshuar 767 licenca eksporti në Izrael që nga viti 2015. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon  Trump

Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump

Amerika
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Evropa
Putin: Rusia testoi një raketë të re me rreze të mesme në një sulm ndaj Ukrainës

Putin: Rusia testoi një raketë të re me rreze të mesme në një sulm ndaj Ukrainës

Evropa
Reagimet e para izraelite pas lëshimit të urdhër arrestit ndërkombëtar kundër Netanyahut

Reagimet e para izraelite pas lëshimit të urdhër arrestit ndërkombëtar kundër Netanyahut

Azia
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Urdhër arresti për Netanyahun, reagon BE-ja: Ky nuk është një vendim politik, por i drejtësisë

Urdhër arresti për Netanyahun, reagon BE-ja: Ky nuk është një vendim politik, por i drejtësisë

Evropa
Kalo në kategori