LAJMI I FUNDIT:

“Më paralajmëruan që ai pi shumë duhan”, Kurti rrëfen një takim që pati me ish të burgosurin politik Adam Michnik

“Më paralajmëruan që ai pi shumë duhan”, Kurti rrëfen një takim që pati me ish të burgosurin politik Adam Michnik

Kryeministri i vendit Albin Kurti, ka zhvilluar një takim miqësor me ish të burgosurin politik si dhe intelektualin evropian nga Polonia, Adam Michnik.

Kurti përmes një postimi në rrjeti social në Facebook ka shkruar se Michnik është një njeri me mendje të mprehtë e kujtesë të gjerë.

“Teksa ngjitemi shkallëve na paralajmëruan që ai pi shumë duhan. Ishte njëlloj kërkim faljeje paraprake për neve shoqëruar me brengë e dhembshuri për të.


Adam Michnik, nga një i burgosur politik polak (tejet i njohur) u bë intelektual publik evropian (edhe më i famshëm). I tillë është edhe sot, në moshën gati 78 vjeçare, me mendje të mprehtë e kujtesë të gjerë, kritik dhe produktiv, me humor të hollë trashëgimi e situatave të burgut e disidencës. Në fillim të bisedës, tregon se kur ka vizituar Prishtinën para shumë viteve, në një rast gjersa po mbante fjalim në frëngjisht para një grupi polakësh, përkthimi ishte në shqip dhe ata s’kuptuan asgjë.

Vështirë të ketë një të dytë sikur Michnik që respektohet kaq shumë si prej atyre që pajtohen njësoj edhe prej atyre që s’pajtohen me të”, ka shkruar Kurti.

Kryeministri Kurti theksoi se “Dija mbi historinë dhe talenti për letërsinë, përvoja jetësore në sisteme të ndryshme shtetërore, janë fort të vlefshme sa të pazëvendësueshme për vrojtimet që bën e shpjegimet që jep, nga raporti i Bashkimit Evropian me demokracinë, te agresioni i Rusisë në Ukrainë dhe sfidat e njerëzimit në botë.

Flet me admirim për Ismail Kadarenë dhe Fatos Lubonjën, por edhe për polemikën e tyre me njëri-tjetrin. Evokon përplot mbresa takimet me Adem Demaçin e Veton Surroin, dhe pyet për Kosovën sot… “.

Ai gjatë takimit e ftoi që të rikthehet për një ligjëratë në Prishtinë.

I tregova edhe për përkthimet në shqip të shkrimtarëve nobelistë polakë, Czesłae Miłosz, WisłaWa Szymborska e Olga Tokarczuk, dhe e ftova të rikthehet për një ligjëratë në Prishtinë ku padyshim se do ta zgjidhim problemin e përkthimit.

Adam Michnik, stoik si qytetar dhe liberal në shoqëri: “mund të jetë i burgosur edhe nga fashizmi, edhe nga komunizmi, por jo nga frika”, tha ai duke përfunduar postimin me këtë fjali, “Shtëllunga e tymit të cigares që nuk fiket ia mbështjell kokën e thinjur. Por fjalët që thotë dhe sytë që i shndrisin e zhbirojnë edhe atë. Shkallëve teposhtë te Gazeta Wyborcza futa dorën në xhepin e sakos, thua se edhe unë po kërkoja një shkrepëse për cigare”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Theret me thikë një i mitur në Skenderaj

Theret me thikë një i mitur në Skenderaj

Kronika e Zezë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Kalo në kategori