LAJMI I FUNDIT:

Roberto Carlos i jep një ide Vinit si të injorojë racistët në Spanjë

Roberto Carlos i jep një ide Vinit si të injorojë racistët në Spanjë

Vinicius Junior është një nga futbollistët më të urryer në Spanjë, pasi ai shpesh herë fillon debatet me tifozët.

Tifozët në stadiume të ndryshme të Spanjës shumë herë kanë bërë thirrje raciste në drejtim të brazilianit i cili gjithmonë iu ka kthyer duke u marrë me ta.

Legjenda braziliane e Real Madridit, Roberto Carlos ka thënë se ka pasur të njëjta probleme sa ka luajtur në Spanjë, derisa e ka këshilluar Vini Jr se si t’i injorojë racistët.


“Unë nuk mendoj se Spanja është një vend racist”, ka thënë Roberto Carlos.

“Unë e njoh Vinin, kam dashurinë më të madhe për të… Spanja e di se me lojtarë si Vinicius, futbolli rritet shumë. Duhet ta trajtoni siç duhet, ai vuan shumë në fushë dhe jashtë saj”.

“Unë kam përjetuar të njëjtën gjë (racizëm) këtu dhe kam qeshur, nuk kam fyer askënd. Secili ka mënyrën e vet të të qenurit. Kur mora topin, ata kënduan një këngë për mua. Dhe u thashë shokëve të skuadrës që të ma jep topin më shpesh derisa njerëzit të lodhen prej tij”, deklaroi braziliani legjendar.

Më herët, Vinicius Junior bëri thirrje që Spanjës t’i hiqet e drejta për të pritur Kupën e Botës 2030 , duke e quajtur vendin ‘racist’.

Braziliani ka vuajtur shpesh nga abuzimet racore në stadiumet e La Ligës në sezonet e kaluara. Edhe pse problemi mbetet aktual, numri i rasteve të tilla në dukje ka rënë pasi disa persona janë dërguar në burg për veprimet e tyre. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Michael Schumacher bën paraqitjen e parë publike pas 11 vjetësh

Michael Schumacher bën paraqitjen e parë publike pas 11 vjetësh

Formula 1
UEFA i shqipton dënim të rëndë FFK-së për incidentet në ndeshjen Kosovë-Rumani

UEFA i shqipton dënim të rëndë FFK-së për incidentet në ndeshjen Kosovë-Rumani

Përfaqësuesja e Kosovës
Dubois i shkaktoi disa rrëzime të njëpasnjëshme, Joshua suspendohet nga boksi

Dubois i shkaktoi disa rrëzime të njëpasnjëshme, Joshua suspendohet nga boksi

Boks
Luajnë në nivel profesional, por yjet e Barcelonës bëjnë një bisedë të sikletshme

Luajnë në nivel profesional, por yjet e Barcelonës bëjnë një bisedë të sikletshme

La Liga
Zbulohen fjalët që Vinicius ia tha Kokes dhe Llorentes gjatë derbit të tensionuar të Madridit

Zbulohen fjalët që Vinicius ia tha Kokes dhe Llorentes gjatë derbit të tensionuar të Madridit

La Liga
Van Basten ‘shpërthen’ në kritika për yllin e Man Utd – thotë se ai nuk është një lojtar i mirë

Van Basten ‘shpërthen’ në kritika për yllin e Man Utd – thotë se ai nuk është një lojtar i mirë

Premier League
Kalo në kategori