LAJMI I FUNDIT:

Juventusi nën drejtimin e Thiago Mottas po vuan në sulm – numrat e rendisin në mesin e ekipeve të poshtme të renditjes

Juventusi nën drejtimin e Thiago Mottas po vuan në sulm – numrat e rendisin në mesin e ekipeve të poshtme të renditjes

Juventusi ka marr tre barazime radhazi me rezultat 0-0 në kampionat, dhe nurmat pas sulmit nën drejtimin e Thiago Mottas nuk janë ato që kanë pritur. 

Gjigantët e Serie A, Juventus, pati një fillim bindës të sezonit, duke fituar kundër Como dhe Hellas Verona me rezultat identik prej 3-0 të dy ndeshjet e para të kampionatit. 

Megjithatë në tre takimet e pas tyre me Romën , Empolin dhe Napolin, të gjitha përfunduan në barazim 0-0, duke i bërë ekspertët të vënë në dyshim taktikat e Mottas. 


Gjigantët e Serie A mund të kenë mposhtur PSV (3-1) në debutimin e tyre në Ligën e Kampionëve javën e kaluar, por statistikat e Serie A të raportuara nga La Gazzetta dello Sport shpjegojnë prodhimin e dobët sulmues të Bianconerëve në ndeshjet e ligës. 

Juventus ndodhet në vendin e 14-të në Serie A për totalin e goditjeve (53) dhe i 13-ti për gjuajtjet në portë (17).  

Prekjet brenda kuadratit të kundërshtarëve ishin vetëm 81 (të 17-tit në Serie A), ndërsa harkimet ishin 54 (të 16-tit).  

Së fundmi, Juventus tentoi vetëm 15 goditje nga jashtë zonës, duke u renditur sërish në mesin e skuadrave të gjysmës së fundit në vendin e 17-të. 

Sulmuesi i tyre yll, Dusan Vlahovic, shënoi vetëm në një ndeshje, megjithëse ishte në fitoren 3-0 ndaj Hellas Veronës në gusht.  

Ai ishte dëshpërues kundër Napolit të shtunën pasi bëri vetëm gjashtë prekje në pjesën e parë. 

Sipas gazetës Tuttosport, Thiago Motta mund të konsiderojë të luajë me Kenan Yildiz si një 9 false në ndeshjet e ardhshme për të rritur prodhimin sulmues të Juventusit.  

Ndeshja e tyre e radhës është jashtë fushe në Genoa të shtunën. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
“Ata luajnë sikur Eibari”, Luis Enrique befason me deklaratën për Barcelonën e Xavit

“Ata luajnë sikur Eibari”, Luis Enrique befason me deklaratën për Barcelonën e Xavit

La Liga
Turki Alalshikh ka gjetur kundërshtarin e radhës për Daniel Dubois

Turki Alalshikh ka gjetur kundërshtarin e radhës për Daniel Dubois

Boks
Ish-legjenda e Real Madridit paralajmëron Atletico Madridin para derbit

Ish-legjenda e Real Madridit paralajmëron Atletico Madridin para derbit

La Liga
Ancelotti është lodhur nga veprimet e yllit të Real Madridit në fushë

Ancelotti është lodhur nga veprimet e yllit të Real Madridit në fushë

La Liga
Problemi në stadiumin londinez që tronditi anglezët u zgjidh brenda dy ditëve

Problemi në stadiumin londinez që tronditi anglezët u zgjidh brenda dy ditëve

Premier League
Drejtori gjeneral i Man United ka parashikuar se në cilin vit do ta fitojnë Ligën Premier

Drejtori gjeneral i Man United ka parashikuar se në cilin vit do ta fitojnë Ligën Premier

Premier League
Kalo në kategori