LAJMI I FUNDIT:
Prishtina 1° fair_night

Drenasi jep në shfrytëzim 51 prona komunale, opozita kundër

Drenasi jep në shfrytëzim 51 prona komunale, opozita kundër

Kuvendi Komunal i Drenasit sot me 17 vota për ka vendosur t’i japë në shfrytëzim 51 prona komunale.

Këto 51 prona komunale janë dhënë për një periudhë 99 vjeçare, ndërsa në plan ishte të jepen 54 prona, por që pas shumë diskutimeve nga lista janë larguar parcelat tek objekti i vjetër i Komunës, te çerdhja dhe aty ku është bërë shpronësimi i shtëpive.

Një ditë më parë asamblistja e Lëvizjes Vetëvendosje në Drenas, Egzona Tërdevci, në vend që Ramiz Lladrovci, kryetari i Drenasit të sjell projekte zhvillimore në Komoran, ai ka vendosur që t’ua rrëmbej edhe pronat publike dhe këtë e bën krejtësisht për interesa të ngushta dhe në dëm të qytetarëve.


“Ju drejtohem nga Komorani, gjendem në njërën nga 9 parcelat e Komoranit që padrejtësisht dhe në dëm të qytetarëve do të jepen për shfrytëzim për 99 vite. Nga këto parcela, 7 prej tyre kanë karakter të shërbimit tregtar komercial dhe ndërtimore kurse 2 nga to janë zona bujqësore.

Në vend që Ramiz Lladrovci të sjell projekte zhvillimore në Komoran, ai ka vendosur që t’ua rrëmbej edhe pronat publike dhe këtë e bën krejtësisht për interesa të ngushta dhe në dëm të qytetarëve.

Siç duket sot dy nga këto prona i ka tërhequr nga lista, pra tani 7 prona do të jepen në shfrytëzim dhe jo 9 siç i kishte propozuar në fillim”, ka shkruar ajo.

“Çfarë e ka shtyrë që t’i anulojë propozimet për 2 nga 9 pronat do të ishte mirë ta sqaronte ai”, shkruan tutje ajo.


Lidhur me këtë, ka reaguar të mërkurën edhe kryetari Ramiz Lladrovci.

“Zhvillimi i komunës së Drenasit është mirë që po zgjon interesim brenda e jashtë komunës tonë. Frenuesit e zhvillimit të Komunës e presin ditën kur t’ju vie rendi për qeverisje do ta bëjnë zhvillimin dhe hapjen e perspektivës për investitorët. I siguroj ata asamblistë që i bllokojnë investimet dhe investitorët se koha e tyre nuk do të vije asnjë herë.

Nuk befasohem nga asamblistët e partisë Vetëvendosje, sepse, projektet e mendësisë së tyre janë ndihma sociale. Më befasojnë disa anëtarë të PDK-së nga qendra që ju pengon zhvillimi dhe investimi në Drenas dhe bëjnë presion te asamblistët e PDK-së për të mos e kaluar Listën paraprake të pronave”, shkruan ai.

“Të gjithë keqbërësve ju them se nuk mund ta ndalni as sabotoni zhvillimin e komunës së Drenasit. Krijimi i vendeve të reja të punës dhe mirëqenia e qytetarëve është obligim yni. Pas votimit të Listës paraprake të pronave, qytetarët do të njoftohen për sfidat, akterët e sabotimit dhe keqbërësit që interesin personal e vendosin para interesit publik”, shkruan ai. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Trajneri kosovar goditet me trofe në fytyrë nga gjyqtari malazez, u desh ndërhyrja e sigurimit për të mos eskaluar situata

Trajneri kosovar goditet me trofe në fytyrë nga gjyqtari malazez, u desh ndërhyrja e sigurimit për të mos eskaluar situata

Sport
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Përfaqësuesja e Kosovës
Driloni thotë se në dhomë të rrëfimit i kanë kërkuar të lidhet me Sarën - 'Vëllai i Madh' ia tërheq vërejtjen disa herë

Driloni thotë se në dhomë të rrëfimit i kanë kërkuar të lidhet me Sarën - 'Vëllai i Madh' ia tërheq vërejtjen disa herë

Magazina
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Lajme
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Evropa
Kalo në kategori