Teksa ndodhet në Bruskel për takimin me Presidentet e KE-së dhe liderëve të Ballkanit Perëndimor, Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se së shpejti do të krijohet Komiteti i Përbashkët Konsultativ me qëllim përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Në fjalën e tij në konferencën e përbashkët me Presidentin e Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian, Oliver Röpke mbi hapat e mëtejshëm drejt BE-së, Rama u shpreh se konsultimet me organizatat e shoqërisë civile për këtë proces, janë të domosdoshme.
“Kemi patur një diskutim mjaft të lirë dhe të këndshëm. Më vjen mirë që mendojmë njësoj për një sërë çështjesh.
Tejet inkurajuese dhe na sjell energji të reja fakti që kemi mundësi të finalizojmë procedurën e krijimit të Komiteti të përbashkët konsultativ. Provë kjo e besimit se procesi i integrimit në BE nuk i përket vetëm qeverisë, por qytetarëve dhe përfshirjes së shoqërisë civile.
Na jep mundësinë t’u tregojmë qytetarëve dhe aktorëve në vendin tonë, nëpërmjet një institucioni këtu, në këtë kompleks institucionesh në BE, që të kuptojmë se sa e rëndësishme është që rruga drejt anëtarësimit në BE është një rrugë për të cilën duhet e gjithë shoqëria.
Konsultimet me organizatat e shoqërisë civile si një punë normale dhe e rregullt për çdo nismë kyçe për këtë proces është e domosdoshme. Me anë të këtij angazhimi, konsultimeve, do shohim se konsultimet do bëhen më thelbësore dhe ky ndërveprim brenda shoqërisë sonë do bëhet edhe më i rëndësishëm për të gjithë”, deklaroi Rama.
Kryeministri shtoi se me Komitetin e Përbashkët Konsultativ, një mekanizëm i rëndësishëm është dhe dialogu me Komitetin Ekonomik dhe Social Evropian.
“Me këtë komitet të përbashkët konsultativ që do krijohet së shpejti do kemi dhe një mekanizëm shumë të rëndësishëm dialogu me Komitetin Ekonomik dhe Social Evropian.
Natyrisht synimi është që të forcojmë dhe fuqizojmë bashkëpunimin tonë, prove që të tregojmë se ne jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka të mundemi për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit në BE.
Në frymën e punës së këtij komiteti, që ka qenë një aktor shumë aktiv në qasjen e përshpejtuar të integrimit evropian, duke kuptuar nga faktet se Brukseli ka zemër, ky është vërtet lajm i mirë”, u shpreh ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje