LAJMI I FUNDIT:

Blinken thotë se SHBA “nuk dinte” për sulmet e pejxherëve në Liban, u bën thirrje “të gjitha palëve” të mos përshkallëzojnë konfliktin

Blinken thotë se SHBA “nuk dinte” për sulmet e pejxherëve në Liban, u bën thirrje “të gjitha palëve” të mos përshkallëzojnë konfliktin

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u ka kërkuar “të gjitha palëve” në Lindjen e Mesme që të shmangin “çdo hap që mund të përshkallëzojë konfliktin” në Gaza, pasi Libani fajësoi Izraelin për një seri shpërthimesh pejxherësh që synonin anëtarët e Hezbollahut.

Blinken tha gjatë një konference për shtyp në Egjipt, se Shtetet e Bashkuara “nuk dinin dhe nuk ishin të përfshira në këto incidente”, transmeton Telegrafi.

“Ende po mbledhim informacionin dhe po mbledhim faktet. Ne mbetemi shumë të qartë për rëndësinë që të gjitha palët të shmangin çdo hap që mund të përshkallëzojë më tej konfliktin në Gaza”, u tha Blinken gazetarëve.


Blinken po fliste së bashku me ministrin e Jashtëm të Egjiptit, Badr Abdelatty, i cili dënoi sulmet dhe paralajmëroi se përshkallëzimi mund të çojë Lindjen e Mesme “të lëvizë në skajin e luftës gjithëpërfshirëse rajonale”.

“Egjipti është kundër çdo veprimi të njëanshëm që mund të sulmojë sovranitetin e Libanit. Solidarizohemi me qeverinë dhe popullin e Libanit. Dënojmë çdo shënjestrim të sovranitetit libanez”, shtoi ai.

Në trend Botë

Më shumë
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Evropa
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia
Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Evropa
Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Amerika
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin - shumë pak dihet se çka diskutuan

Shefi i NATO-s takohet me Trumpin - shumë pak dihet se çka diskutuan

Evropa
Kalo në kategori