LAJMI I FUNDIT:

Ibrahimi: Kam paralajmëruar se gjuha shqipe nuk është zyrtare, tashmë po i vuajmë pasojat e keqqeverisjes së kaluar

Ibrahimi: Kam paralajmëruar se gjuha shqipe nuk është zyrtare, tashmë po i vuajmë pasojat e keqqeverisjes së kaluar

Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi tha se, edhe në të kaluarën kishte paralajmëruar se gjuha shqipe nuk është zyrtarizuar, gjë që siç thotë, nga pushteti i kaluar akuzohej se po e bën për arsye opozitare.

Ibrahimi shtoi se rikthimi i temës së gjuhës shqipe në trajtime juridike, është pasojë e e asaj që siç thotë, pushteti i kaluar nuk ka ditur, nuk ka dashur ose nuk ka mundur ta bëjë.

“Vazhdojmë t’i vuajmë autogolat e keqqeverisjes së Soravisë


Tema: Gjuha shqipe

Kur ishim në opozitë, në kohën që u miratua Ligji për përdorimin e gjuhëve (që e rregullon përdorimin e gjuhës shqipe) isha ndër të paktët që u thoja se shqipja nuk është zyrtarizuar dhe, atëbotë, më vërsuleshin militantët e Soravisë se e bëja këtë për arsye opozitare. Kur u thosha se “shqipja me këtë ligj nuk është zyrtare, por gjuhë e përkthyer, sepse shteti flet e shkruan vetëm maqedonisht”, më shpallnin tradhtar.

E tash, kur kjo temë rikthehet në trajtime juridike, për t’u kontestuar, kërkohen fajtorë në pushtetin aktual dhe koalicionin VLEN.

Të nderuar, kjo është pasojë e asaj që nuk keni ditur, nuk keni dashur ose nuk keni mundur (sepse keni qenë të zënë me çështje si Soravia) ta rregulloni statusin e përdorimit të gjuhës shqipe, më mënyrë që mos të ketë dilema interpretimi dhe kontestimi. E tash mos qani si gra për atë që e keni humbur si burra.

Sidoqoftë, mos u mërzitni, se nuk lejojmë ta degradojnë gjuhën tonë, por veç ta dini se ende po i vuajmë pasojat e keqqeverisjes suaj”, ka shkruar Ibrahimi.

Në trend Lajme

Më shumë
Rreth 100 plumba të shkrepur mes dy grupeve – pamje nga vendi ku ndodhi vrasja dhe plagosja e pesë personave në Prishtinë

Rreth 100 plumba të shkrepur mes dy grupeve – pamje nga vendi ku ndodhi vrasja dhe plagosja e pesë personave në Prishtinë

Kronika e Zezë
Një 21 dhe 29 vjeçar mbetën të plagosur mbrëmë në Prishtinë, gjendja e tyre është stabile

Një 21 dhe 29 vjeçar mbetën të plagosur mbrëmë në Prishtinë, gjendja e tyre është stabile

Lajme
Shkëmbim zjarri mes dy grupeve, policia jep detaje nga vrasja dhe plagosja e pesë personave në Prishtinë

Shkëmbim zjarri mes dy grupeve, policia jep detaje nga vrasja dhe plagosja e pesë personave në Prishtinë

Kronika e Zezë
Imer Imeri dëshmitari i radhës në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve, ZPS thotë se ai ishte rrëmbyer nga UÇK-ja

Imer Imeri dëshmitari i radhës në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve, ZPS thotë se ai ishte rrëmbyer nga UÇK-ja

Drejtësi
Përleshja e armatosur në Prishtinë, Prokuroria: Shkak mosmarrëveshjet e mëhershme – dyshohet edhe për persona të tjerë të përfshirë

Përleshja e armatosur në Prishtinë, Prokuroria: Shkak mosmarrëveshjet e mëhershme – dyshohet edhe për persona të tjerë të përfshirë

Lajme
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Kalo në kategori