LAJMI I FUNDIT:

Scholes nuk hezitoi t’i përgjigjej pyetjes se kush është më i miri mes Ronaldos dhe Messit

Scholes nuk hezitoi t’i përgjigjej pyetjes se kush është më i miri mes Ronaldos dhe Messit

Paul Scholes nuk hezitoi aspak kur u pyet për të zgjedhur mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos në debatin klasik për më të mirin e të gjitha kohërave.

Scholes luajti përkrah Ronaldos për gjashtë vite tek Manchester United mes viteve 2003 dhe 2009, para se ky i fundit të transferohej tek Real Madridi për 80 milionë euro.

Kjo dyshe fituan tre tituj radhazi në Ligën Premier mes viteve 2006 dhe 2009, ndërsa Scholes ishte dëshmitar i 118 golave të shënuar nga Ronaldo në 292 ndeshje për ‘Djajtë e Kuq’.


Megjithatë, përkundër këtyre shifrave, Scholes beson se Ronaldo është mbrapa Messit, rivalit të tij të përjetshëm.

“Ta shikoje Messin ndaj Tottenhamit në Wembley më bëri të mendoj për debatin mes atij dhe Ronaldos sërish”, ka thënë Scholes për ESPN.

“Messi, por Ronaldo është i shkëlyqer. Ronaldo është i jashtëzakonshëm në atë që bën, me shpejtësinë dhe fuqinë. Ai shënon, ai ekzekuton gjuajtjet e lira”.

Scholes arriti që ta mposht Messi në moshë të hershme duke shënuar ndaj Barcelonës në gjysmëfinale në vitin 2008, për t’u kualifikuar në finale aty ku u përballën me Chelsean.

Në vitin 2015, Scholes në një intervistë për The Standard, kishte shpjeguar se sa e vështirë ishte që të luaje ndaj Messit.

“Nuk kam turp që ta pranojë se në ndeshjet ndaj Barcelonës  unë kam kaluar shumë kohë duke shpresuar se ai do të luante sa më larg meje që ishte e mundur”, kishte thënë mesfushori anglez./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dhjetë transferimet më të mira që u kompletuan në ditën e fundit të afatit kalimtar veror

Dhjetë transferimet më të mira që u kompletuan në ditën e fundit të afatit kalimtar veror

Ndërkombëtare
Mbyllet afati kalimtar veror në pesë ligat kryesore – disa transferime si i Brojës, Sanchos dhe Sterlingut ende pezull

Live Mbyllet afati kalimtar veror në pesë ligat kryesore – disa transferime si i Brojës, Sanchos dhe Sterlingut ende pezull

Ndërkombëtare
Afati kalimtar veror për yjet shqiptarë të futbollit – të gjitha transferimet nga Shaqiri, te Rrahmani, Sahiti e Gruda

Afati kalimtar veror për yjet shqiptarë të futbollit – të gjitha transferimet nga Shaqiri, te Rrahmani, Sahiti e Gruda

Ndërkombëtare
Si ndodhi që oferta që bëri Chelsea e zemëroi Osimhenin dhe Napolin – marrëveshja u anulua plotësisht

Si ndodhi që oferta që bëri Chelsea e zemëroi Osimhenin dhe Napolin – marrëveshja u anulua plotësisht

Ndërkombëtare
Transferimi 30 milionësh i Real Madridit largohet nga klubi në ditën e fundit të afatit kalimtar

Transferimi 30 milionësh i Real Madridit largohet nga klubi në ditën e fundit të afatit kalimtar

La Liga
Bie alarmi në Bernabeu, drejtuesit e Real Madridit shqetësohen për Vinicius Jr dhe disa yje tjerë

Bie alarmi në Bernabeu, drejtuesit e Real Madridit shqetësohen për Vinicius Jr dhe disa yje tjerë

La Liga
Kalo në kategori