LAJMI I FUNDIT:
Gjilani 11° fog

Vijon zgjerimi i rrugës “Hamdi Kurteshi” në Gjilan – Krijohet një rrugë alternative që të mos bllokohet tërësisht për qarkullim

Vijon zgjerimi i rrugës “Hamdi Kurteshi” në Gjilan – Krijohet një rrugë alternative që të mos bllokohet tërësisht për qarkullim

Po vazhdon zgjerimi i rrugës “Hamdi Kurteshi” në qytetin e Gjilanit, ku përmes një komunikate për media bëhet e ditur se ky projekt kap shifrën prej 2.4 milionë eurove.

Gjithashtu, bëhet e ditur se si shkak i punimeve një pjesë e rrugës, do të jetë e bllokuar për qarkullim. Mirëpo për t’u mos u bllokuar tërësisht, është asfaltuar një rrugë alternative.

Sipas njoftimit, përmes saj nga rruga e Malishevës, mund të kalohet direkt në rrugën e Bujanocit, duke mundësuar kështu lidhjen me të gjitha rrugët e qytetit.


Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni tha se në vlerë prej 2.4 milionë euro dhe me gjatësi rreth 1 kilometër, po mbulohet shtrati i lumit.

I pari i komunës, tregon se kjo rrugë do të jetë me katër korsi, me trotuar në dy anët e rrugës, me shteg për biçikleta dhe shirit për këmbësorë.

“Aktualisht jemi në fazën ku një segment i rrugës duhet të mbyllet, në mënyrë që të vazhdohen punimet”, tha Hyseni.

Kryetari, tregon se nga ura ku po vazhdohen punimet tani, deri te kthesa e parë në të majt rruga do të jetë e bllokuar. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit

Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit

La Liga
Mysafirëve në

Mysafirëve në "daljen e parë publike në 11 vjet" të Michael Schumacher iu dha një rregull i rreptë për t'u ndjekur

Formula 1
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë

Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë

Ndërkombëtare
Gjukiq: Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën, veprime të gabuara

Gjukiq: Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën, veprime të gabuara

Lajme
Kalo në kategori