Aleksandar Vuçiq kishte deklaruar ditë më prë se ura mbi lumin Ibër, Mitrovicë do të hapet më 14 ose 15 gusht, por tash ka ndryshuar fjalët duke thënë se një gjë e tillë nuk do të pasi këtë ia kanë premtuar KFOR-i.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka komentuar çështjen e hapjes së Urës së Ibrit, duke theksuar se janë në kontakt të përditshëm me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare e KFOR-in dhe se presin që ata të mbajnë fjalën që ura nuk do të hapet pa një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai ka shtuar se nuk ekziston një vullnet i përbashkët politik mes Serbisë dhe Kosovës për këtë çështje si dhe ka kritikuar caktimin e datës së zgjedhjeve në Kosovë, shkruan nova.rs.
“Jemi në kontakt të përditshëm me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare dhe KFOR-in, me të cilët kemi një bashkëpunim shumë korrekt. Presim që ata ta mbajnë fjalën e dhënë se pa një marrëveshje apo vullnet të përbashkët, nuk do të ketë hapje të urës. Nuk ka vullnet të përbashkët sepse nuk ka dialog”, tha Vuçiq.
“Për më tepër, ata kanë shpallur zgjedhjet për 9 shkurt, dhe për ta çdo gjë është fushatë. Për këtë arsye, pres provokime dhe probleme shtesë, por besoj se KFOR-i do t’i përmbushë premtimet dhe detyrën e tij parësore sipas rezolutës 1244”, ka shtuar i pari i shtetit serb.
Kujtojmë se ura aktualisht është e hapur për këmbësorë, por jo edhe për vetura dhe në të patrullojnë karabinierët italianë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.
Përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it në Kosovë, kanë thënë publikisht se nuk mbështesin hapjen e urës në këtë kohë.
KFOR-i ka thënë disa herë në ditët e fundit se nuk do të hezitojë të veprojë nëse vëren veprime afër urës që mund të cenojnë sigurinë e qytetarëve.
Kosova dhe Serbia janë pajtuar për hapjen e urës, fillimisht më 2015, më vonë më 2016, në kuadër të dialogut që ndërmjetëson Bashkimi Evropian.
Hapja e saj është zvarritur disa herë, dhe faktori ndërkombëtar kërkon që kjo çështje të jetë sërish temë dialogu. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje