LAJMI I FUNDIT:

Reagon Bajrami: LVV nuk e tha asnjë fjalë për humbjen e mostrave të Deharit në IML që menaxhohet nga Ministria e Drejtësisë

Reagon Bajrami: LVV nuk e tha asnjë fjalë për humbjen e mostrave të Deharit në IML që menaxhohet nga Ministria e Drejtësisë
Foto: Arkiv

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka reaguar pas aksionit që ka mbajtur Lëvizja Vetëvendosje para Prokurorisë Speciale të Kosovës për rastin e Astrit Deharit.

Bajrami ka pohuar se ndjen dhimbje për rastin e Astrit Deharit, por që është e turpshme konferenca e LVV-së, transmeton Telegrafi.

“Ndjej dhimbje në shpirt për Astrit e Arbnor Deharin. Për prindërit e tyre, për gjithë familjen e tyre. Drejtësia duhet të shkojë deri në fund. E turpshme dhe kriminale që sot Sami Kurteshi në emër të LVV-së nuk e përmendi faktin se në kohën kur këta vetë po qeverisin kanë ndodhur edhe ngjarje tjera lidhur me këtë rast”, ka reaguar Bajrami.


Tutje, ajo ka shtuar se LVV nuk ka folur  për humbjen e mostrave të Deharit në IML.

“Në konferencën që sapo përfundoj Vetëvendosje nuk tha asnjë fjalë për humbjen e mostrave të Astrit Deharit në Institutin e Mjekësisë Ligjore që është nën menaxhimin e Ministrisë së Drejtësisë.
Asnjë fjalë për djegien e Institutit të Mjekësisë Ligjore”, shtoi ajo.

Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një aksion para Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Para prokurorisë janë vendosur disa banerë për prokurorë e gjyqtar të cilët janë pensionuar dhe rasti i Astrit Deharit ende nuk ka përfunduar.

Sami Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje në një konferencë për media tha se prokurori Afrim Shefkiu po del në pension pa përfunduar rastin e Astrit Dehari, duke thënë se ai e ka mbajtur rastin për më shumë së tri vite./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori