Ish i burgosuri politi, Nait Hasani ka zbuluar detaje tronditëse të torturave të rënda që ka përjetuar nga UDB-ashët, përfshirë përdorimin e stupcave, shkopave hekuri dhe dhunën ekstreme.
“Atëherë nuk ka pas elektroshok, ka pas stupca beizbolli, palica të gjata edhe të shkurta, ka pasur edhe palica të hekurta, të gjitha i kanë përdorë”.
Ndër metodat tjerë të dhunës ai ka thënë se janë përdorur vezët e ziera të nxehta të cilat janë vendosur nën sqetull.
“Me të mbajt lidh për radiatori, me të mbajt zgjuar në moshën e re… nga ky këndvështrim i shoh edhe pa ndërgjegje, pa karakter, i shoh si bishë, si egërsina”, ka thënë Hasani.
Ai ka treguar edhe për dënimin e tij të parë në mars të vitin 1984.
Hasani ka thënë se u dënua me tre vite e gjysmë burg për veprimtari irridentiste si “i mitur i rritur” së bashku me disa të tjerë të cilët morën dënime ndaras.
Gjykimi i dytë ndaj Nait Hasanit ishte zhvilluar në vitin 1988.
“Me 2 qershor ‘87-ës kam dal nga burgu” derisa ka treguar se asnjëherë ska kërkuar për falje sepse ai kishte bërë veprimin por që nuk e kishte pranuar asnjëherë.
“Asnjëherë s’ju kam shkruar për falje, as që më ka shku mendja ndonjëherë me ju shkru për falje, kurr”, ka thënë ai.
“Me 28 shtator të ’88-tës 40 vetave na kanë arrestu në Kosovë nga të gjitha territoret e Kosovës. UDB-a kishte marr informacion dhe mëngjesin e hershëm si ishim te shpija erdhën… kur mka marr Latif Dulla prap ka dal Vezir Sela aty, prap ka dal Emin Uka se ata ishin strukturë, të njejtit njerëz, prap torturat e njëjta veç tash isha më i pjekun dhe tani ishte dhuna më e madhe. Tash u rrit shkalla e dhunës”.
Arrestimi ishte për të njëjtën arsye, pra politike por se tani ishim më të pjekur dhe ishim në lëvizje dhe “ishim në mbrojtje të qëllimi” ka thënë Hasani derisa ka rrëfyer për torturen pas arrestimit të dytë.
“ ‘Kosava Republikë, ja me hatër ja me luftë’, nuk kishte rrugë tjetër”, ka thënë Hasani.
Sigurimi shtetëror dhunën e ka bërë me “shkollë” sipas Hasanit.
“Të ka mshu atje ku të dhem, por në nervozë e sipër kur nuk e arrinin qëllimin i ka përdorur të gjitha mjetet dhe nuk kanë kqyr se ku të sjellin. Kanë sjell me grushta, me shkelma, me shtypje…i gjithë organizmi ishte brenda një force për me qëndru…Zoti ta jep takatin kur e ke qëllimin e drejtë dhe na kishim qëllim të drejtë, na nuk ishim kundër kërkujt, na ishim për të drejtat tona”.
Hasani ka thënë se me 22 prill 1990 ka dal nga burgu së bashku me Adem Demaçin dhe Hajredin Hysenin, por që liria për të ishte e shkurtër pasi që ai ra sërish në burg më 1994./RTVD.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A