Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti, ka thënë se ka mungesë të përkrahjes nga Bashkimi Evropian për të kushtëzuar Serbinë që të hapë arkivat shtetërore, të cilat mund të ndihmojnë në zbardhjen e fatit të mbi 1600 personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë.
“Kur e kemi dërguar kërkesën e parë më 1 qershor të vitit të kaluar për hapjen e arkivave në përgjithësi, kjo kërkesë ka qenë në zbatim të deklaratës për personat e zhdukur e miratuar në Bruksel. Ka qenë kërkesë në zbatim të asaj që kanë premtuar të dyja palët, edhe Kosova edhe Serbia, që do të dorëzojnë çfarëdo lloj informacioni që kanë për personat e zhdukur, përfshirë arkivat ushtarake dhe ato të klasifikuara si sekrete nga Qeveria e Serbisë”, ka deklaruar Hoti, për RTV Dukagjini.
Hoti ka theksuar se Serbia nuk ka treguar vullnet për të hapur këto arkiva dhe se nevojitet një presion apo kushtëzim nga BE-ja për ta detyruar Serbinë të japë këto informacione.
“Por, deri më sot nuk e kemi marrë as nga BE-ja për kushtëzimin në këtë formë ndaj Serbisë për hapjen e arkivave, pavarësisht që më 1 shtator kam dërguar letër ankesë zotit Borrell pikërisht për letrën e 1 qershorit, më 31 janar të 2024-ës prapë e kam ripërsëritur kërkesën ndaj palës serbe në takimin e jashtëzakonshëm të dy delegacioneve, më 2 korrik as një muaj nuk ka që prapë e kemi ripërsëritur kërkesën tonë, por nuk është që ka ndonjë vullnet as të përgjigjen, se lere më të dorëzojnë apo të flasin për çështjen e arkivave”, ka thënë ai.
“Këto ndihmojnë, në Kosovë ka ndodhur një luftë e mirë organizuar, prej një shteti gjenocidial siç është Serbia me ushtrinë dhe policinë e saj. Ne e dimë se policia vepron me urdhra shtetërorë, dhe kjo hierarki, këto urdhra janë dokumentet, këto janë diku në Serbi të klasifikuara si sekrete. Neve na lehtësojnë punën në masë të madhe deri në arritjen e fatit të personave të zhdukur, qoftë për atë çfarë kanë bërë me ta, qoftë për lokacionet e ndryshme të varrezave masive sidomos në Serbi”, ka thënë Hoti.
Deklarata për Personat e Zhdukur, u miratua më 2 maj të 2023-ës nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, si pjesë e një dialogu të nivelit të lartë politik.
Palët janë zotuar të lejojnë qasjen në të gjitha dokumentet në posedim të tyre, përfshirë ato të shënuara si ‘konfidenciale’. /Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje