Bashkimi Evropian do të mbajë takimin e radhës të ministrave të Jashtëm dhe të Mbrojtjes në Bruksel, në vend se në Budapest, si një goditje “simbolike” ndaj Hungarisë për diplomacinë e saj krye më vete sa i përket Ukrainës, tha shefi i diplomacisë të bllokut, Josep Borrell.
Ndryshimi i lokacionit për takimin e 28-30 gushtit paraqet goditje ndaj reputacionit të Hungarisë, e cila javë më parë mori kryesimin e presidencës të Bashkimit Evropian.
Kryeministri hungarez, Viktor Orban, zemëroi pothuajse të gjithë partnerët e tij në BE, pasi zhvilloi një vizitë në Moskë, ku diskutoi për një rrugë të mundshme për t’i dhënë fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës.
Orban – që është aleati më i ngushtë që presidenti rus, Vladimir Putin, ka në BE – ka akuzuar BE-në se ka “politikë pro luftës”, duke vazhduar mbështetjen ushtarake dhe financiare për Kievin.
Ai vazhdimisht ka vendosur pengesa ndaj përpjekjeve të Brukselit për të ndëshkuar Kremlinin dhe për të ndihmuar Ukrainën në luftën e saj kundër forcave pushtuese ruse.
“Mund të them që të gjitha shtetet anëtare – me përjashtim të një shteti – janë të brengosura me këtë sjellje”, tha Borrell pasi kryesoi mbledhjen e ministrave të Jashtëm në Bruksel.
“Është Putini që është palë në luftë. I vetmi që provokon është Putini, ai është që kërkon ndarjen e Ukrainës dhe vendos parakushte për çdo bisedë dhe për çdo armëpushim”, tha ai.
Qëndrimi i Qeverisë së Orbanit “duhet të përballet me disa pasoja. Si rezultat i kësaj, “ne kemi dërguar një sinjal, edhe në qoftë se është sinjal simbolik” ndaj Hungarisë, tha Borrell.
Prandaj, ai tha se takimi i radhës i ministrave të Jashtëm dhe të Mbrojtjes do të mbahet në Bruksel.
Borrell tha se pothuajse të gjithë partnerët e Hungarisë në BE gjatë takimit të mbajtur të martën kritikuar nisën e Orbanit, që ai e ka quajtur “mision për paqe”.
Vetëm Sllovakia ka mbështetur qëndrimin e Hungarisë.
“Ne e mbështesim plotësisht nismën e Hungarisë për paqe”, tha ministri i Brendshëm i Sllovakisë, Matus Sutaj Estok, teksa ishte duke hyrë në një mbledhje tjetër të BE-së të mbajtur të hënën. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Çfarë ndodh tani që Joe Biden është larguar nga gara për president të SHBA-së?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_12-10-380x233.jpg)
Çfarë ndodh tani që Joe Biden është larguar nga gara për president të SHBA-së?
![Vjen reagimi i Trump, pas tërheqjes së Biden nga gara për president të SHBA-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/240215093724-04-donald-trump-hush-money-trial-021524-donald-trump-380x233.jpg)
Vjen reagimi i Trump, pas tërheqjes së Biden nga gara për president të SHBA-së
![Emrat që mund të zëvendësojnë Joe Bidenin, pas tërheqjes së tij nga gara për president të SHBA-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_8-25-380x233.jpg)
Emrat që mund të zëvendësojnë Joe Bidenin, pas tërheqjes së tij nga gara për president të SHBA-së
![Reagime nga e gjithë bota pas tërheqjes së Joe Biden nga gara për Shtëpinë e Bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_11-15-380x233.jpg)
Reagime nga e gjithë bota pas tërheqjes së Joe Biden nga gara për Shtëpinë e Bardhë
![Të gjitha zhvillimet - që nga tërheqja e Joe Biden nga gara presidenciale në SHBA, reagimet dhe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/skynews-joe-biden-us-president_6633470-380x233.jpg)
Të gjitha zhvillimet - që nga tërheqja e Joe Biden nga gara presidenciale në SHBA, reagimet dhe "parashikimet" se çfarë mund të ndodhë më pas
![Pas tërheqjes nga gara, Biden mbështet Kamala Harris si kandidate të demokratëve për presidente të SHBA-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/GTB7EwbWUAAhuux-380x233.jpg)
Pas tërheqjes nga gara, Biden mbështet Kamala Harris si kandidate të demokratëve për presidente të SHBA-së
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![E mbani mend ikonën dhe rekordmenin e Ligës Premier? Në moshën 44-vjeçare i rikthehet futbollit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/barry-380x233.png)
E mbani mend ikonën dhe rekordmenin e Ligës Premier? Në moshën 44-vjeçare i rikthehet futbollit
![Valdete Daka: Faton Hajrizi nuk është liruar me kusht pasi i ka pasur 15 shkelje disiplinore](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/faton-380x233.png)
Valdete Daka: Faton Hajrizi nuk është liruar me kusht pasi i ka pasur 15 shkelje disiplinore
![Tifozët e PSG-së kërkojnë që Nasser Al-Khelaifi të transferojë yllin e Barcelonës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/psg-fans-380x233.jpg)
Tifozët e PSG-së kërkojnë që Nasser Al-Khelaifi të transferojë yllin e Barcelonës
![Pesë arsye pse Kamala Harris mund të jetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/1200x800-1-380x233.jpg)
Pesë arsye pse Kamala Harris mund të jetë "makthi më i keq" i Donald Trump
![Nëse Barcelona nuk ia rritë pagën, babai i Lamine Yamal identifikon dy klube që djali i tij mund t'u bashkohet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/yamal-2-380x233.png)
Nëse Barcelona nuk ia rritë pagën, babai i Lamine Yamal identifikon dy klube që djali i tij mund t'u bashkohet
![Leny Yoro tallet me Real Madridin në intervistën e parë si lojtar i Man United](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/yoro-2-380x233.png)
Leny Yoro tallet me Real Madridin në intervistën e parë si lojtar i Man United