Më shumë se 40 për qind e kompanive japoneze nuk kanë plan të përdorin AI
Gati një e katërta e kompanive japoneze kanë adoptuar Inteligjencën Artificiale (Al) në bizneset e tyre, ndërsa më shumë se 40 për qind e tyre nuk kanë plan të përdorin teknologjinë më të fundit.
Sondazhi, i kryer nga Nikkei Research, shtroi një sërë pyetjesh për 506 kompani gjatë 3-12 korrikut, me rreth 250 prej tyre që u përgjigjën, në kushte anonimiteti.
Bëhet e ditur se rreth 24 për qind e të anketuarve thanë se kanë integruar tashmë AI në bizneset e tyre dhe 35 për qind po planifikojnë ta bëjnë këtë, ndërsa 41 për qind e mbetur nuk kanë plane të tilla.
Gjithashtu, 60 për qind e të anketuarve thanë se po përpiqen të përballojnë mungesën e punëtorëve, ndërsa 53 për qind synojnë të ulin kostot e punës dhe 36 për qind përmendën përshpejtimin në kërkim dhe zhvillim.
Pengesat e tjera përfshijnë mungesën e ekspertizës teknologjike, shpenzime të konsiderueshme kapitale dhe shqetësim për besueshmërinë, tregoi sondazhi, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.
Sondazhi edhe se 15 për qind e të anketuarve kanë përjetuar sulme kibernetike gjatë vitit të kaluar dhe 9 për qind kishin partnerë biznesi që pësuan sulme kibernetike gjatë së njëjtës periudhë.
Të pyetur për dëmet, 23 për qind e atyre që pësuan vetë sulme kibernetike ose kishin partnerë biznesi që ishin objektiva thanë se biznesi ishte ndërprerë përkohësisht dhe 4 për qind thanë se pësuan rrjedhje informacioni.
Në lidhje me hapat për të rritur sigurinë kibernetike, 47 për qind e të anketuarve thanë se po kontraktonin mbrojtjen, ndërsa 38 për qind thanë se kishin specialistë të brendshëm.
Ndryshe, sondazhi tregoi se gjysma e kompanive mbështesin ndryshimin e një ligji që përcakton se bashkëshortët duhet të përdorin të njëjtin mbiemër.
Në sondazh, 50 për qind e të anketuarve thanë se mbështesin një ndryshim të tillë legjislativ krahasuar me 11 për qind që kundërshtuan.
“Sistemi aktual po dëmton dinjitetin dhe lirinë e individëve dhe veçanërisht të grave”, shkroi një menaxher i një kompanie.
Në kundërshtim, një menaxher tjetër tha se lejimi i mbiemrave të veçantë mund të “dobësojë lidhjet familjare”.
Të pyetur se si një ndryshim në ligj do të ndikonte në biznesin e tyre, 14 për qind e të anketuarve thanë se morali i punonjësve do të rritej dhe 10 për qind thanë se do të ndihmonte aktivitetin e punësimit, ndërsa 56 për qind thanë se nuk presin asnjë ndikim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFacebook Messenger më në fund ka marrë disa përmirësime
Nëse keni një nga këta router, zëvendësoni menjëherë
Aplikacionet me të cilat do të gjeni menjëherë titullin e këngës që jeni duke e dëgjuar (Foto)
Intenstifikohet rivaliteti mes Google dhe OpenAl - krijuesi i ChatGPT po zhvillon një shfletues ueb
Android 16 i zhbllokuar për disa përdorues: Çfarë dimë deri tani?
A po ngadalësohet ngritja meteorike e Inteligjencës Artificiale?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë