LAJMI I FUNDIT:

“Faji i diellit”: A shkaktojnë ditët e verës ndjesi keqardhjeje?

“Faji i diellit”: A shkaktojnë ditët e verës ndjesi keqardhjeje?

Çfarë është kjo dukuri që ndodh në verë

Nëse ditët me diell dhe sezoni i verës ju japin ndjesi ankthi dhe shqetësimi, atëherë ju mund të jeni duke përjetuar fenomenin sezonal që ndryshe njihet si “faji i diellit”.

Alycia Burant, themeluese e “Healthy Minds Therapy” thotë se: “Shpesh ekziston një presion i jashtëm i shoqërisë për të qenë jashtë dhe për t’u angazhuar në aktivitete në natyrë, ndonjëherë mund të bien ndesh me zgjedhjen tuaj për aktivitete brenda në shtëpi ose punë.”


Çfarë është ky fenomen?

“Fajësia nga dielli është ndjenja e fajit, ankthit ose trishtimit që ndodh kur qëndroni brenda në një ditë me diell, shpesh për shkak të punës ose angazhimeve të tjera”, shpjegon terapistja Sandra Kushnir.

Ky faj, rrjedh nga një detyrim i perceptuar për të qenë jashtë dhe për të shijuar motin e mirë, duke çuar në një ndjenjë të mungesës së shijimit të ditës, shkruan Today.

Pse e përjetojmë “fajin e diellit?”

Sipas Kushnir, ne përjetojmë “fajin e diellit” për shkak të presionin shoqëror dhe kulturor që lidhin motin me diell me aktivitetet në natyrë.

Ka një presion për të kapur mundësinë për të qenë jashtë, kjo e kombinuar me frikën e humbjes së një dite të bukur, e cila mund të çojë në ndjenja faji dhe ankthi kur nuk jemi në gjendje t’i përmbushur këto pritshmëri.

Ky konflikt i brendshëm midis vlerave dhe veprimeve tona mund të kontribuojë në ndjenjat e fajit dhe vetëkritikës.

Si të çliroheni nga kjo ndjesi?

Thjesht sfidojini mendimet e padobishme. Jepini përparësi gjërave më të dobishme, familjes duke mos iu nënshtruar presioneve të jashtme dhe kushteve të motit dhe me siguri që do të ndiheni më mirë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ilaçi më i mirë shtëpiak për veshka: Të gjithë përbërësit me siguri i keni në shtëpi!

Ilaçi më i mirë shtëpiak për veshka: Të gjithë përbërësit me siguri i keni në shtëpi!

Kalo në kategori