LAJMI I FUNDIT:

Ish-trajneri i Anglisë me mesazh për Southgate: Bëje atë që nuk arritëm askush 

Ish-trajneri i Anglisë me mesazh për Southgate: Bëje atë që nuk arritëm askush 

Anglia kërkon triumfin e parë në histori në një Kampionat Evropian.

Tre Luanët në finalen e madhe do të përballen me Spanjën në Berlin, në një ndeshje që pritet të jetë spektakolare.

Ish-trajneri i Anglisë, suedezi Sven Goran Erikson i cili po vuan nga sëmundja e kancerit ka folur për finalen e madhe.


Ai i ka dërguar një mesazh të qartë trajnerit Gareth Southgate duke i kërkuar ta fitoj Evropianin, diçka që nuk e ka arritur asnjë trajner tjetër që ka drejtuar Tre Luanët.

"Prej kohësh Anglia i shikonte finalet nga shtëpia, koha ta ndryshojmë me trofe" - Southgate i bindur para finales
Lexo po ashtu "Prej kohësh Anglia i shikonte finalet nga shtëpia, koha ta ndryshojmë me trofe" - Southgate i bindur para finales

“Finalja do të jetë një ndeshje e hapur dhe mendoj se Anglia ka një mundësi shumë shumë të madhe. Edhe pse nuk jam ndier mirë javën e fundit do ta shikoj ndeshjen nga shtëpia”.

“Do të më pëlqente të shikoja ta fitonte Anglia. Dhe këtë do ta donin edhe të gjithë trajnerët që kanë provuar dhe dështuar për të fituar një trofe të rëndësishëm që nga 1996. Puna e trajnerit të Anglisë ka shumë presion. E di se çfarë pritshmërish ka mbi ty për ti dhënë fund gjithë këtyre viteve dhimbje”.

LIVE: Finalja e madhe e Euro 2024, Spanja dhe Anglia duan trofeun
Lexo po ashtu LIVE: Finalja e madhe e Euro 2024, Spanja dhe Anglia duan trofeun

“Unë e kam ndier. Sir Bobby Robson e ndiente. Secili prej 13 trajnerëve të Anglisë që nga Sir Alf e më vonë e ka ndier. Askush prej nesh nuk ja doli, por askush nuk është afruar kaq shumë sa Southgate”.

“Gareth ka mësuar nga gabimet e bëra, në veçanti në menaxhimit e bllokimit psikologjik te penalltitë dhe ka shkuar më larg se sa ka bërë çdonjëri prej nesh. Jepi Gareth, bëj atë që ne nuk mundëm kurrë”, tha Erikson. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

La Liga
Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Sport
Shpërthen skandali i dopingut në Lojërat Olimpike – volejbollistja domenikane përjashtohet nga garat

Shpërthen skandali i dopingut në Lojërat Olimpike – volejbollistja domenikane përjashtohet nga garat

Sport
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

La Liga
Pep Guardiola i bën lutje yllit të ekipit që të qëndrojë tek Manchester City

Pep Guardiola i bën lutje yllit të ekipit që të qëndrojë tek Manchester City

Premier League
Kalo në kategori