LAJMI I FUNDIT:

Brazili kërkon nga Meta të pushojë së shfrytëzuari të dhënat e përdoruesve për të trajnuar modelet e tij gjeneruese të AI

Brazili kërkon nga Meta të pushojë së shfrytëzuari të dhënat e përdoruesve për të trajnuar modelet e tij gjeneruese të AI

Brazili të martën i kërkoi Meta-s të pushojë së shfrytëzuari të dhënat e përdoruesve për të trajnuar modelet e tij gjeneruese të AI, një lëvizje që gjiganti amerikan i teknologjisë e quajti “një pengesë”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, vendimi u lëshua nga Autoriteti Kombëtar për Mbrojtjen e të Dhënave të Brazilit.

Ky institucion paralajmëroi se do të vendoste një gjobë ditore prej rreth 8,800 dollarë për sa kohë që kompania mëmë e Facebook, Instagram dhe WhatsApp nuk ishte në përputhje me kërkesat.


Agjencia citoi politikën e re të privatësisë së kompanisë, të përditësuar më 26 qershor, e cila përshkruan kushtet në lidhje me “përdorimin e të dhënave personale për qëllime trajnimi të sistemeve gjeneruese të AI”, sipas një deklarate të qeverisë që njofton masën.

Autoriteti e quajti ndalimin e tij një “masë parandaluese” që u mor “për shkak të rrezikut të afërt të dëmtimit serioz dhe të pariparueshëm ose të vështirë për t’u riparuar ndaj të drejtave themelore të subjekteve të prekura të të dhënave”.

Një zëdhënës i Meta-s tha se kompania ishte e zhgënjyer nga vendimi.

“… Kjo është një pengesë për inovacionin dhe konkurrencën në zhvillimin e AI dhe vonon ardhjen e përfitimeve të AI për njerëzit në Brazil”.

Brazili ka rreth 109 milionë përdorues aktivë të Facebook dhe 113 milionë përdorues të Instagramit, sipas firmës së të dhënave Statista. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Musk thotë se të gjitha të dhënat njerëzore për trajnimin e AI janë ‘shteruar’ - çfarë propozon ai?

Musk thotë se të gjitha të dhënat njerëzore për trajnimin e AI janë ‘shteruar’ - çfarë propozon ai?

Teknologji
Apple në mes të një padie ligjore për teknologjinë e kamerës së iPhone 15

Apple në mes të një padie ligjore për teknologjinë e kamerës së iPhone 15

Teknologji
WhatsApp së shpejti me një veçori për krijimin e karaktereve me AI

WhatsApp së shpejti me një veçori për krijimin e karaktereve me AI

Teknologji
Nga 1 janari, WhatsApp nuk funksionon më në këta telefona Android

Nga 1 janari, WhatsApp nuk funksionon më në këta telefona Android

Teknologji
Aplikacionet me të cilat do të gjeni menjëherë titullin e këngës që jeni duke e dëgjuar (Foto)

Aplikacionet me të cilat do të gjeni menjëherë titullin e këngës që jeni duke e dëgjuar (Foto)

Teknologji
Poco sjell telefona inteligjentë që ofrojnë shumëçka për pak para

Poco sjell telefona inteligjentë që ofrojnë shumëçka për pak para

Teknologji
Kalo në kategori