LAJMI I FUNDIT:

Top ylli i Ligës Premier ishte afër transferimit tek Man Utd, por Ten Hag ‘ia mbylli derën’ atij

Top ylli i Ligës Premier ishte afër transferimit tek Man Utd, por Ten Hag ‘ia mbylli derën’ atij

Manchester United ishin shumë afër transferimit të yllit të Ligës Premier verën e kaluar, deri sa Erik Ten Hag refuzoi vendimin e bordit.

Pas largimit të David De Geas verën e kaluar, Man United u fut në treg në kërkim të një portieri të ri. ‘Djajtë e Kuq’ u lidhën me një numër lojtarësh para se Ten Hag të vendosë për transferimin e Andre Onanas, i cili kushtoi 50 milionë euro.

Por, sipas agjentit të lojtarit Emiliano Martinez, ata ishin shumë afër transferimit tek Man United para se të transferohej Onana.


Gonzalo Gon pretendon se të gjithë tek Unitedi menduan se Martinez ishte portieri ideal për të zëvendësuar De Gean.

“Vitin e kaluar ai ishte shumë afër Manchester Unitedit por trajneri vendosi për Onanan, sepse tashmë e njihte atë”.

“Por të gjithë tek Manchester United ishin të mendimit se portieri ideal për të fituar është Emiliano Martinez”, ka thënë ai.

31-vjeçari ka qenë një ndër lojtarët kyç të Aston Villas që prej se u largua nga Arsenali në verën e vitit 2020.

Bruno Fernandes do të flasë me klubin befasues për transferimin e verës pas Euro 2024
Lexo po ashtu Bruno Fernandes do të flasë me klubin befasues për transferimin e verës pas Euro 2024

Reprezentuesi argjentinas u transferua tek Villa në një marrëveshje prej 20 milionë eurosh dhe tashmë cilësohet si njëri ndër portierët më të mirë në botën e futbollit.

‘Dibu’ siç njihet ai ndryshe, ka bërë 144 paraqitje për klubin dhe i ka ndihmuar ata që të sigurojnë kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Ai gjithashtu ka shkëlqyer edhe në skenën ndërkombëtare me Argjentinën duke fituar ‘Dorezën e Artë’ në Botërorin e 2022-ës./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

La Liga
Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Sport
Shpërthen skandali i dopingut në Lojërat Olimpike – volejbollistja domenikane përjashtohet nga garat

Shpërthen skandali i dopingut në Lojërat Olimpike – volejbollistja domenikane përjashtohet nga garat

Sport
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

La Liga
Pep Guardiola i bën lutje yllit të ekipit që të qëndrojë tek Manchester City

Pep Guardiola i bën lutje yllit të ekipit që të qëndrojë tek Manchester City

Premier League
Kalo në kategori