LAJMI I FUNDIT:

Nga Bajrami dhe Yamal te Guler dhe Ronaldo – të gjitha rekordet e thyera në Euro 2024  

Nga Bajrami dhe Yamal te Guler dhe Ronaldo – të gjitha rekordet e thyera në Euro 2024  

Kampionati Evropian ‘Gjermani 2024’ ka shkuar duke shtuar një numër dhe larmi rekordesh shumë interesante gjatë zhvillimit të turneut kontinental. Një vjen nga një futbollistë shqiptar dhe disa prej tyre vijnë nga talentë të ndryshëm.

Euro 2024 filloi të premten e kaluar më 14 qershor dhe pothuajse menjëherë filloi të shtonte rekorde të reja brenda Kampionateve Evropiane.

Lojtarë të ndryshëm u është dashur të jenë protagonistë të emrave të mëdhenj të historisë së futbollit, ndërsa disa tjerë kanë vendosur rekorde të reja dhe ka nga ata që kanë arritur befasi autentike, si një nga golat më të shpejtë të një Evropian.


Telegrafi më poshtë u sjell të gjitha rekordet e thyera deri tani në Euro 2024.

Conor McGregor zbulon se ka vënë bast 60 mijë dollarë në Euro 2024 para fillimit të turneut
Lexo po ashtu Conor McGregor zbulon se ka vënë bast 60 mijë dollarë në Euro 2024 para fillimit të turneut

Nedim Bajrami – Goli më shpejt

Lista nis me një nga pronarët më pak të njohur të një rekordi në këtë Euro 2024. Futbollisti shqiptar shënoi golin më të shpejtë në histori të turneut kur shënoi golin e parë të duelit përballë Italisë pasi kishin kaluar vetëm 23 sekonda.

Bajrami ia kaloi në pak më shumë se 40 sekonda rusit Dmitri Kirichenko, ai që rekordin e arriti në vitin 2004 duke shënuar pas 67 sekondave.

Me golin ndaj Italisë, Nedim Bajrami futet në histori të Kampionateve Evropiane
Lexo po ashtu Me golin ndaj Italisë, Nedim Bajrami futet në histori të Kampionateve Evropiane

Dominik Szoboszlai – Kapiteni më i ri

Ylli i Liverpoolit u bë kapiteni më i ri në historinë e Kampionateve Evropiane që nga fillimi i turneut në vitin 1960.

Gjatë humbjes 3-1 të Hungarisë ndaj Zvicrës të shtunën, Szoboszlai drejtoi ekipin e tij jashtë në moshën 23 vjeç, shtatë muaj dhe 21 ditë.

Ylli i Liverpoolit thyen rekordin 64-vjeçar në Kampionate Evropiane
Lexo po ashtu Ylli i Liverpoolit thyen rekordin 64-vjeçar në Kampionate Evropiane

Lamine Yamal – Debutuesi dhe asistuesi më i ri

Ashtu siç pritej, sulmuesi i Barcelonës filloi rrugën e tij në Euro 2024 me disa rekorde, i pari prej tyre në momentin që filloi Spanjë-Kroacia kur u shndërrua në lojtarin më të ri në garë në një ndeshje me 16 vjet e 338 ditë, duke tejkaluar me gati një vit rekordin e mëparshëm.

Yamal shtoi edhe një rekord duke u bërë asistuesi më i ri në histori të Kampionateve Evropiane, pasi asistoi golin e tretë të Spanjës të shënuar nga Dani Carvajal.

Lamine Yamal thyen edhe një rekord, bëhet lojtari më i ri që luan në një Kampionat Evropian
Lexo po ashtu Lamine Yamal thyen edhe një rekord, bëhet lojtari më i ri që luan në një Kampionat Evropian

Arda Guler – Golashënuesi më i ri

Në mbyllje të fazës së parë, Guler shënoi emrin e tij në historinë e Kampionateve Evropiane pas supergolit të tij përballë Gjeorgjisë.

Ylli i Real Madridit u kthye në golashënuesin më të ri të garës me 19 vjet e 114 ditë, duke kaluar me 14 ditë rekordin që kishte vendosur Cristiano Ronaldo.

Arda Guler realizon golin më të bukur deri më tani në Euro 2024
Lexo po ashtu Arda Guler realizon golin më të bukur deri më tani në Euro 2024

Andreas Christensen – Efektivitet i përsosur në pasime

Në një rresht tjetër, mbrojtësi danez arriti të jetë mbrojtësi i parë që kompleton apo ka efektivitet prej 100% të pasimet e tij.

Qendërmbrojtës i Barcelonës kompletoi 89 pasimet e tij, duke arritur një moment historik që nuk ka sukses nga Euro e 1980, nëse marrim parasysh lojtarë që ka tentuar të paktën 76 pasime në një ndeshje.

Pepe – Lojtari më i vjetër në një ndeshje të Kampionatit Evropian

Me 41 vjet e 113 ditë, Pepe luajti në ndeshjen Portugali-Çeki me nderin të jetë lojtari me moshën më të vjetër në Kampionatin Evropian.

Qendërmbrojtësi portugez mposhti rekordin e hungarezit Gabor Kiraly, ai që e kishte bërë në vitin 2016 me 40 vjet e 86 ditë.

Cristiano Ronaldo – Më shumë pjesëmarrje në Kampionate Evropiane

Ashtu si rasti me Pepe apo Lamine Yamal, Ronaldo vetëm duhet të luante së paku një minutë për të arritur një rekord.

Sulmuesi portugez u kthye në futbollistin e parë që luan në gjashtë Kampionate Evropiane gjatë karrierës.

Thyhet rekordi i golave në Euro 2024

Një tjetër rekord ka qenë ai që arriti edicionin i sivjetmë në Gjermani, kur mposhti rekordin e golave të fazës së parë të turneut, që më parë i përkiste Euro 2000 të mbajtur në Holandë dhe Belgjikë.

Në atë Kampionat Evropian u shënuan 24 gola, por në Euro 2024 u arrit të shënohen 34 gola. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Premier League
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Përfaqësuesja e Kosovës
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A

Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A

La Liga
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin

Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin

Premier League
Mikel Arteta shtyn Arsenalin që të bëjë një ofertë ‘astronomike’ për yllin e Milanit

Mikel Arteta shtyn Arsenalin që të bëjë një ofertë ‘astronomike’ për yllin e Milanit

Premier League
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Sport vendor
Kalo në kategori