LAJMI I FUNDIT:

Shumë punë për Juventus në afatin kalimtar veror: Afrime dhe shitje gjatë këtyre jave

Shumë punë për Juventus në afatin kalimtar veror: Afrime dhe shitje gjatë këtyre jave

Juventusi po vazhdon punën për një marrëveshjeje të mundshme me Aston Villan për Douglas Luiz, ndërsa në listën e bardhezinjëve është edhe i riu i Barcelonës, Vitor Roque. Po ashtu klubi po punon edhe në shitje, ku disa yje mund të largohen.

Zonja e Vjetër fillimisht eksploroi një marrëveshje të mundshme shkëmbimi që përfshin mesfushorin aktual Weston McKennie në fillim të qershorit,por për të shmangur interesimin e klubeve të Ligës Premier, Juve është e interesuar për të përfunduar marrëveshjen.


Nëse Juventusi nuk është në gjendje të përfshijë McKennie në një marrëveshje shkëmbimi, kuptohet që Douglas Luiz do t’i kushtojë mbi 40 milionë euro.

Drejtori sportiv Cristiano Giuntoli dhe homologu i tij i Aston Villas, Monchi u takuan në Torino javën e kaluar dhe sipas La Gazzetta dello Sport, dhe thuhet se kanë rënë dakord të qëndrojnë në kontakt dhe të vazhdojnë të diskutojnë një marrëveshje të mundshme.

La Gazzetta po ashtu shkruan se Juventusi mund të jetë i interesuar për një marrëveshje huazimi për adoleshentin e Barcelonës, Vitor Roque, nëse ai do të vihet në dispozicion nga gjigantët katalanas.

Kur Juventusi mund të bëjë njoftim zyrtar për Thiago Mottan, si trajneri i ri
Lexo po ashtu Kur Juventusi mund të bëjë njoftim zyrtar për Thiago Mottan, si trajneri i ri

Juventus mund të provojë sërish për sulmuesin e Atletico Madrid, Alvaro Morata. 31-vjeçari ishte tashmë me Juven nga 2014-16, pastaj përsëri nga 2020 në 2022.

Zonja e Vjetër thuhet se po përgatitet të dëgjojë ofertat për Moise Kean, Federico Chiesa dhe Arkadiusz Milik me këtë të fundit që ka një dëmtim.

Po ashtu mund të shitet edhe Wojciech Szczesny, pasi Al Nassr ka shprehur interesim për portierin polak dhe i mbetet atij të vendos për të ardhmen.

Giuntoli ka shumë punë, pasi me Thiago Mottan si trajner mund të ndryshojnë shumë gjëra.  /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Miliarderi shpërbleu Kombëtaren e Gjeorgjisë me 10 milionë euro, premtoi një premio të jashtëzakonshëm nëse do të përjashtonin Spanjën

Miliarderi shpërbleu Kombëtaren e Gjeorgjisë me 10 milionë euro, premtoi një premio të jashtëzakonshëm nëse do të përjashtonin Spanjën

Përfaqësueset
10 momentet më ikonike të Euro 2024 deri më tani, dy nga to janë krijuar nga Shqipëria

10 momentet më ikonike të Euro 2024 deri më tani, dy nga to janë krijuar nga Shqipëria

Ndërkombëtare
Dënime në vlerë prej 171,375 euro shkaku i tifozëve, Kuqezinjtë më të dënuarit në Euro 2024

Dënime në vlerë prej 171,375 euro shkaku i tifozëve, Kuqezinjtë më të dënuarit në Euro 2024

Kombëtarja e Shqipërisë
UEFA me dorë të hekurt, FSHF merr dënimin më të madh në Evropian

UEFA me dorë të hekurt, FSHF merr dënimin më të madh në Evropian

Kombëtarja e Shqipërisë
Zidane i gjen Real Madridit pasuesin e Nachos - një mbrojtës për shumë vite

Zidane i gjen Real Madridit pasuesin e Nachos - një mbrojtës për shumë vite

La Liga
Zyrtare: Nacho largohet nga Reali dhe prezantohet te skuadra e re

Zyrtare: Nacho largohet nga Reali dhe prezantohet te skuadra e re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori