LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria kërkon paraburgim për bashkëpunëtorin e Vulinit të arrestuar në Leposaviq

Prokuroria kërkon paraburgim për bashkëpunëtorin e Vulinit të arrestuar në Leposaviq

Prokuroria Themelore në Mitrovicë pritet që të parashtroj kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj bashkëpunëtorit të Aleksandar Vulinit, i cili u arrestua të mërkurën në Leposaviq.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i kësaj prokurorie Valon Preteni.

“Për personin me iniciale M.K, gjatë ditës do të paraqitet kërkesa për paraburgim për veprat penale ‘Vjedhja e identitetit dhe kredencialeve’ dhe ‘Falsifikimi i dokumenteve’”, ka thënë Preteni.


Ndryshe, Policia të mërkurën ka arrestuar personin në fjalë. I njëjti pas arrestimit me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani.

Elshani bëri të ditur se të njëjtit i është bastisur banesa në veri të Mitrovicës ku i janë konfiskuar disa prova materiale.

Ai ka shtuar se i dyshuari ka dy identitete – një për dokumente serbe dhe tjetrin për dokumente të Kosovës.

Ndërkaq sipas mediave lokale në gjuhën serbe, M.K thuhet se ishte bashkëpunëtor i zëvendëskryeministrit aktual serb, Aleksandar Vulin, në kohën kur ky i fundit ishte drejtor i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën.

Në kohën kur Vulin drejtonte Zyrën për Kosovë, M.K ishte përgjegjës për marrëdhëniet me mediat. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Lajme
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Lajme
Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Lajme
Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Lajme
Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajme
Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori