staffiX do të organizoj trajnimin e radhës në muajin Maj 2024 për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore – HR1, i cili tashmë është zyrtarisht i hapur për aplikim. Përgjatë këtij trajnimi pjesëmarrësit do të marrin njohuri rreth procedurave, specifikave, shkathtësive, dhe aspektit ligjor në saje të mbarëvajtjes së punës në departamentin e Burimeve Njerëzore.
Ky trajnim i dedikohet të gjithë atyre pjesëmarrësve potencialë, të cilët planifikojnë apo aktualisht merren me burime njerëzore në cilësinë e Asistentit, Menaxherit apo edhe Rekrutuesit në kompani të ndryshme. Njohuritë që do të merren do të ndihmojnë për avancimin në pozitë apo për zhvillimin e kapaciteteve personale dhe profesionale afatgjatë.
Objektivat e trajnimit:
– Pas përfundimit të këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të arrijnë të fitojnë:
– Njohuri mbi procesin e rekrutimit, vlerësimin dhe përzgjedhjen e kandidatëve të përshtatshëm.
– Njohuri rreth aktualiteteve të tregut të punës, rëndësisë dhe llojeve të motivimit për punëtorët përmes bashkëbisedimit.
– Njohuri mbi shkathtësitë rreth pyetjeve të duhura përgjatë intervistës, llojeve të testimit dhe negocimeve të ofertës për punëtorët potencialë.
– Njohuri mbi krijimin e kanaleve të shëndosha të komunikimit në mes të punëtorëve dhe punëdhënësve.
– Do të kuptojnë sistemet e vlerësimit dhe menaxhimit të performancës nga kompanitë vendore dhe ato ndërkombëtare.
– Do të kuptojnë rëndësinë e motivimit dhe onboarding të punëtorëve, si dhe do të njoftohen me këto specifika nga shembuj të kompanive lokale.
– Njohuri mbi procedurat ligjore, me të cilat ballafaqohet një profesionist i HR në vendin e punës.
Temat e trajnimit:
– Trajnimi përmban temat me komponentët e mëposhtëm:
– Arsyet që punëtorët vendosin të largohen nga vendi i punës (Hyrje).
– Njohuri me konceptet themelore të burimeve njerëzore, menaxhimit të talenteve dhe mbajtjes së punëtorëve.
– Procedura e rekrutimit.
– Llojet e testimeve përgjatë intervistave, marrja e vendimit dhe negocimi i ofertës.
– Krijimi i një performance të lartë punuese.
– Vlerësimi dhe menaxhimi i performancës.
– Mënyrat e angazhimit të kompanive ndërkombëtare për mbajtjen e fuqisë punëtore.
– Rëndësia e dhënies së feedback-ut dhe menaxhimit të performancës.
– Shkathtësitë e komunikimit për të shkëmbyer feedback ndërkolegial.
– Katër metodat për shkëmbimin e feedback-ut dhe Planifikimi i Performancës.
– Kontratat e Punës dhe Anekset Shtesë.
– Akti i Brendshëm i Punëdhënësit dhe Rregullorja e Komisionit Disiplinor.
– Vendimet për Pushime.
Orari dhe koha e trajnimit:
Trajnimi do të zgjasë 4 ditë, më datat 21, 23, 28 dhe 30 Maj, gjithsej 2 javë dhe do të mbahet të Marteve dhe Enjteve, duke filluar nga ora 18:00 – 20:00.
Vendi i Trajnimit:
Në lokalet e staffiX në Prishtinë. Adresa: Rr. Mark Sopi Lokali 36, Kati 2, Prishtinë, Kosovë. www.staffix.net Tel: +383 45 111 151
Çmimi i Trajnimit:
Kushton 199€ Euro me TVSH. Pas aplikimit tuaj përmes formës më poshtë ju dërgohen përmes email-it udhëzimet për pagesë.
*Early Bird Offer:
Ata të cilët kryejnë pagesën deri më datën 12 Maj 2024 përfitojnë zbritje nga çmimi i trajnimit nga 199€ në 149€.
Në fund të trajnimit në fjalë çdo pjesëmarrës do të pajiset me certifikatë pjesëmarrjeje.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEkzekutohen pensionet me rritje për kategoritë e luftës
Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?
"PASAPORTA MEET & GREET" me 18 janar ekskluzivisht në CINESTAR MEGAPLEX në Prishtina Mall
Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024
Zbritje deri në 70% në Central Park – Mos e humbisni!
Spanja planifikon taksën qind për qind për shtëpitë e blera nga banorët që nuk janë shtetas të vendeve anëtare të BE-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri