LAJMI I FUNDIT:

Fjalët e Edon Zhegrovës pas dy golave në derbi, për të flet edhe trajneri Fonseca

Fjalët e Edon Zhegrovës pas dy golave në derbi, për të flet edhe trajneri Fonseca

Edon Zhegrova ka shkëlqyer në fitoren e Lille në derbi ndaj Lens, me rezultat 2-1, ku të dy golat për skuadrën e tij i ka shënuar ai.

Ai shënoi në minutat e 9’ dhe 60’, duke u vlerësuar si lojtar i ndeshjes nga SofaScore me notën 8.2.


Zhegrova ka folur pas ndeshjes duke iu gëzuar golave të shënuar, duke thënë se fitorja në derbi do të mbetet gjithmonë në kujtesën e tij.

“Kjo ndeshje do të mbetet përgjithmonë e gdhendur në kujtesën time. Faleminderit mbështetësve dhe shokëve të mi. Ata ishin të mrekullueshëm sot”, ka thënë Zhegrova.

Trajneri i Lille, Paulo Fonseca, që i ka dhënë shumë besim Zhegrovës, ëshët ndarë i kënaqur me paraqitjen e yllit të Kosovës, por ka për të edhe një këshillë.

A ka ardhur koha që Edon Zhegrova të jetë lider i ri i Kosovës?
Lexo po ashtu A ka ardhur koha që Edon Zhegrova të jetë lider i ri i Kosovës?

“Edoni (Zhegrova) ishte vendimtar në sulm, shënoi dy gola, por unë mendoj se ai mund të bëjë më mirë në mbrojtje. Ndeshje të shkëlqyer ka bërë edhe Nabil Bentaleb”.

“Unë flas shumë me lojtarët e mi dhe në veçanti me Edonin. Duhet të arrijmë në 30 metrat e fundit dhe të jemi vendimtarë. Mendoj se ai ka përparuar nga ky këndvështrim”, ka thën Fonseca.

Në Ligue 1, Zhegrova ka pesë gola dhe pesë asistime, ndërsa në total në të gjitha garat, ‘Luani i Kosovës’ ka 11 gola dhe 9 asistime.

Pra pjesëmarrje në 20 gola të Lille në këtë sezon, që e bëjnë atë njërin nga lojtarët kryesor të ekipit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
E mposhti, por meçi me Furyn e ka lënë me pasoja të rënda Usykun

E mposhti, por meçi me Furyn e ka lënë me pasoja të rënda Usykun

Boks
U cilësua si “meçi i shekullit”: Nga sa para fituan Fury dhe Usyk nga kjo përballje?

U cilësua si “meçi i shekullit”: Nga sa para fituan Fury dhe Usyk nga kjo përballje?

Boks
E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks

E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks

Boks
Kloppi gati sa nuk shpërtheu në lot me gjestin fantastik të lojtarëve të Liverpoolit

Kloppi gati sa nuk shpërtheu në lot me gjestin fantastik të lojtarëve të Liverpoolit

Premier League
Zbulohen fjalët e para që Tyson Fury ia tha Usykut pas përfundimit të meçit

Zbulohen fjalët e para që Tyson Fury ia tha Usykut pas përfundimit të meçit

Boks
Deklarata skandaloze e Tyson Furyt menjëherë pas humbjes ndaj Oleksandr Usyk

Deklarata skandaloze e Tyson Furyt menjëherë pas humbjes ndaj Oleksandr Usyk

Boks
Kalo në kategori