LAJMI I FUNDIT:

Rezultonte e zhdukur, gjendet në gjendje të rëndë shëndetësore gruaja nga Dragashi

Rezultonte e zhdukur, gjendet në gjendje të rëndë shëndetësore gruaja nga Dragashi
trotinet

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur gruaja e cila u raportua e zhdukur në Dragash.

Siç thuhet në njoftim, gruaja ishte larguar nga shtëpia me datë 18 mars, dhe për të nuk kishin ditur asgjë familjarët e saj, transmeton Telegrafi.


“Sot në Bresanë të Dragashit, në gjendje të rënduar shëndetësore, u gjet gruaja e moshuar raportuar si e zhdukur. Më 18 mars 2024, në Stacioni Policor në Dragash, një person nga fshati Bresanë, ka raportuar se nëna e tij R.R. e lindur më 1954 është larguar nga shtëpia gjatë natës dhe edhe pse është kërkuar nga familjarët nuk kanë mundur ta gjejnë.

Sipas ankuesit viktima është larguar nga shtëpia me datë 18.03.2024 rreth orës 02:15 dhe kanë nisur menjëherë kërkimet. Kërkimet kanë zgjatur deri në orët e mëngjesit nga familja dhe fqinjët, por pa sukses”, thuhet në njoftim.

Për 24 orë raportohen të zhdukur katër persona në Gjilan, Dragash, Pejë, dhe Klinë
Lexo po ashtu Për 24 orë raportohen të zhdukur katër persona në Gjilan, Dragash, Pejë, dhe Klinë

Tutje, në njoftim thotë se pas raportimit në polici, janë dërguar zyrtarët policor për të hetuar rastin dhe për të kërkuar viktimën, gjatë ditës kërkimit i është bashkuar edhe një ekip vullnetar nga Prizreni, por nuk është arrit që të gjendet personi i raportuar si i zhdukur.

“Më datë 19.03.2024, policia ka angazhuar prapë një ekip nga Sektori i hetimeve dhe hetimore dhe policë të Sektorit për t’iu bashkuar banorëve të fshatit Bresanë dhe ekipit vullnetar për kërkime të cilët vazhduan kërkimin. Lidhur me rastin komandanti i Stacionit Policor të Dragashit u takua me Kryetarin e Komunës dhe Drejtorin e Situatave Emergjente, ku u ra dakord të dërgohej një apel për ndihmë në kërkimin masiv nga institucionet dhe banorët e fshatrave Opojës”, vijon njoftimi.

Tutje, thuhet se “Sot me datën 19.03.2024 rreth orës 14:10 min nga ekipet policore të cilit ishin në teren kemi pranuar informatën se në një rrugicë fshati, në fshatin Bresanë, gruaja e raportuar e zhdukur është gjetur e gjalle por në gjendje të rënduar shëndetësore, ajo fillimisht është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në fshatin Bresanë dhe pas tretmanit mjekësor fillestar, viktima është dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren për tretman të mëtutjeshëm mjekësor”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Letra e Qeverisë drejtuar Këshillit të Evropës, reagimi i Presidencës dhe deklarata e Gjermanisë, Francës dhe Italisë për Asociacionin

Letra e Qeverisë drejtuar Këshillit të Evropës, reagimi i Presidencës dhe deklarata e Gjermanisë, Francës dhe Italisë për Asociacionin

Lajme
Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Lajme
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Lajme
Nga pragu i KiE-së në pasiguri...

Nga pragu i KiE-së në pasiguri...

Lajme
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

Lajme
Kalo në kategori