LAJMI I FUNDIT:

U sulmua nga një tufë e qenve endacakë, polici shkrepi një plumb për t’i shpëtuar lëndimit në Vushtrri

U sulmua nga një tufë e qenve endacakë, polici shkrepi një plumb për t’i shpëtuar lëndimit në Vushtrri
Foto: Arkiv

Një zyrtar policor është sulmuar nga një tufë e qenve endacakë dhe për t’i shpëtuar sulmit dhe lëndimit ka qenë i detyruar të përdorë armën zyrtare, me ç’rast kishte  shkrepur një plumb.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 09:38, në Vushtrri.


Tutje bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë.

“Nga shkrepja e armës nuk është rrezikuar askush. Në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë..”, thuhet në raport.

Ndërkaq, lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar si dhe Inspektorati i Policisë së Kosovës (IPK). /Telegrafi/