LAJMI I FUNDIT:

Barcelona po ballafaqohet me një problem të madh që mund të prishë planet e tyre për transferime gjatë verës

Barcelona po ballafaqohet me një problem të madh që mund të prishë planet e tyre për transferime gjatë verës

Barcelona është e vendosur për një verë tjetër negociatash të vështira, teksa po synojnë përforcimin e ekipit, ndonëse nuk kanë ndonjë buxhet premtues për ta bërë këtë.

Në mesin e zërave se Barcelona nuk janë në gjendje të ofrojnë shumë financarisht tek objektivat e tyre të afatit kalimtar për shkak të kufirit të pagave, përgjigja e vetme është shitja e lojtarëve, por shtrohet pyetja se kush do të ishte kandidati potencial për shitje.

Sipas mediumit katalanas Sport, kjo mund të shkaktojë një problem të madh për Barcelonën. Pasi Andreas Christensen komentoi gjatë një interviste në Danimarkë se ‘ai nuk po shkon askund’, e përditshmja katalanse ka pretenduar se asnjë nga lojtarët e Barcelonës nuk janë të hapur për një largim gjatë verës.

Barcelona ka zhvilluar bisedime 'shumë pozitive' me kandidatin numër një për të zëvendësuar Xavin
Lexo po ashtu Barcelona ka zhvilluar bisedime 'shumë pozitive' me kandidatin numër një për të zëvendësuar Xavin

Ronald Araujo, Frenkie de Jong, Raphinha dhe Robert Lewandowski që të gjithë ishin të lidhur me një largim gjithashtu, por ata e kanë bërë të qartë se janë të lumtur në Barcelonë. E njëjta vlen edhe për pjesëtarët e tjerë të ekipit të Barcelonës deri më tani.

Megjithatë, kjo mund të ndryshojë me kalimin e muajve në vazhdim, por nëse të gjithë lojtarët refuzojnë që të largohen, atëherë Barcelona do të mbetej ‘e paralizuar’ në afatin kalimtar veror.

Për më shumë emra si Vitor Roque, Gavi dhe Inigo Martinez nuk janë regjistruar ende para fundit të këtij sezoni gjithashtu./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bayerni bënë transferimin e parë, e dobëson Leverkusenin duke i marrë një nga më të mirët

Bayerni bënë transferimin e parë, e dobëson Leverkusenin duke i marrë një nga më të mirët

Bundesliga
Jose Mourinho pritet ta ketë një formacion të çmendur te Fenerbahce me gjashtë yje që mund t’i bashkohet

Jose Mourinho pritet ta ketë një formacion të çmendur te Fenerbahce me gjashtë yje që mund t’i bashkohet

Ndërkombëtare
Anglezët luajtën kundër Bosnjës me një formacion që nuk ishte parë për 30 vjet, Southgate tregoi pse mori këtë vendim

Anglezët luajtën kundër Bosnjës me një formacion që nuk ishte parë për 30 vjet, Southgate tregoi pse mori këtë vendim

Premier League
PSG-ja tashmë e ka gjetur zëvendësuesin e Mbappes – ai kushton 80 milionë euro

PSG-ja tashmë e ka gjetur zëvendësuesin e Mbappes – ai kushton 80 milionë euro

Ligue 1
Portugalia merr një lajm të rëndë, top ylli lëndohet dhe nuk do të luajë në Euro 2024

Portugalia merr një lajm të rëndë, top ylli lëndohet dhe nuk do të luajë në Euro 2024

Përfaqësueset
Kylian Mbappe mund të fitojë një trofe në ndeshjen e parë me Real Madridin

Kylian Mbappe mund të fitojë një trofe në ndeshjen e parë me Real Madridin

La Liga
Kalo në kategori