LAJMI I FUNDIT:

Ëndrra e Laportas vdes me shpejtësi – trajneri ikonik nuk do t’i përgjigjet interesimit të Barcelonës

Ëndrra e Laportas vdes me shpejtësi – trajneri ikonik nuk do t’i përgjigjet interesimit të Barcelonës

Barcelona është në kërkim të një trajneri të ri, pavarësisht se drejtori sportiv, Deco, pohon se ata ende nuk janë duke u fokusuar në gjetjen e një zëvendësuesi për Xavi Hernandez.

Tashmë një sërë emrash janë sugjeruar për stolin e Blaugranave, por njëri ka spikatur si ‘ëndrra’ e Presidentit Joan Laporta – Jurgen Klopp.


Trajneri i Liverpoolit gjithashtu njoftoi në janar se do të largohej nga Anfield pas nëntë sezonesh dhe do të shkonte në pushim.

Pavarësisht kësaj, ka pasur raporte se Laporta mund të përpiqet ta bindë atë të kundërtën dhe do të hidhte gjithçka që mundej për ta marrë atë.

Shtatë zëvendësuesit e mundshëm të Xavit dhe reagimet e tyre për punën e trajnerit te Barcelona
Lexo po ashtu Shtatë zëvendësuesit e mundshëm të Xavit dhe reagimet e tyre për punën e trajnerit te Barcelona

Megjithatë, sipas Catalunya Radio, Klopp e ka vendosur dhe nuk do të pengohet nga pushimi i tij njëvjeçar. Pavarësisht nëse Laporta e thërret, apo çfarë i ofrojnë, ai nuk do të menaxhojë sezonin e ardhshëm.

Kjo nuk është saktësisht e papritur. Klopp do të hynte në një situatë të pasigurt, me Barcelonën që zotëron pak fuqi shpenzuese dhe mbështetet te të rinjtë.

Për dikë të cilit i mungon energjia, siç pretendoi Klopp, është larg nga puna ideale tani dhe ai do të ketë mundësitë e tij të zgjedhura në vazhdim. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

La Liga
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Serie A
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kalo në kategori