LAJMI I FUNDIT:

“I vranë dhe ua qitën mbi teshat e UÇK-së”, e mbijetuara rrëfen tmerrin që përjetuan në masakrën e Rogovës të Hasit

“I vranë dhe ua qitën mbi teshat e UÇK-së”, e mbijetuara rrëfen tmerrin që përjetuan në masakrën e Rogovës të Hasit

Më 27, 28 dhe 29 janar të vitit 1999, forcat e armatosura serbe i vranë 30 shqiptarë në Rogovë të Hasit, Goden e Bishtazhin të Gjakovës.

Atëbotë ranë duke luftuar 21 ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe nëntë civilë shqiptarë.


Nazmije Berisha, e mbijetuara e kësaj masakre thotë se me 29 janar forcat serbe u ishin futur në shtëpi derisa ishin duke fjetur.

Ajo thotë se burri dhe djemtë ishin larguar nga shtëpia.

“Forcat serbe i vranë 98 civilët që i gjetën nëpër shtëpia dhe 21 ushtarët e UÇK-së që kishin qenë në kombi. Pasi civilët i masakruan në oborr, i shtrinë dhe iu qitën përmbi rrobat me uniforma të  UÇK-së. Më pas e thirrën OSBE-në në oborr duke iu thënë “ja i zumë terroristët e UÇK-së””, rrëfen Nazmije Berisha për TV Dukagjinin.

Kurti kujton ushtarët dhe civilët që u vranë në janar të vitit 1999: Përvjetorët na i përtërijnë plagët e luftës
Lexo po ashtu Kurti kujton ushtarët dhe civilët që u vranë në janar të vitit 1999: Përvjetorët na i përtërijnë plagët e luftës

Ajo thotë se civilët që ishin gjendur në shtëpia kishin hyrë aty për t’u strehuar.

Nazmija tregon edhe momentin kur e pa bashkëshortin për herë të fundit.

“Unë e përcolla bashkëshortin në ora 5:30. Policia e kanë zënë, dhe ia kanë lidhur duart dhe e kanë sjellë në oborr [vendi ku janë vendosur edhe kufomat tjera]. Unë e pashë burrin tim që e sollën policia me duar të lidhura. Më pas e kanë vra në një qoshe të oborrit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Lajme
Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për

Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për "hilet" e fajdexhinjve: Nga 10 mijë borxhi shkoi në 50 mijë euro

Sociale
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Lajme
Zgjatet afati i regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri më 31 gusht

Zgjatet afati i regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri më 31 gusht

Lajme
Haradinaj: Dështimi i anëtarësimit në KiE i faturohet vetëm Albin Kurtit

Haradinaj: Dështimi i anëtarësimit në KiE i faturohet vetëm Albin Kurtit

Politikë
Kalo në kategori