LAJMI I FUNDIT:

Capello: Mesfusha e Interit ndër më të mirat në botë

Capello: Mesfusha e Interit ndër më të mirat në botë

Ish-trajneri i Milanit, Romës dhe Juventusit, Fabio Capello beson se mesfusha e Interit është aktualisht ndër më të mirat në botë dhe ka zbuluar se ku i sheh Nerazzurrët në krahasim me Real Madridin dhe Manchester Cityn.

77-vjeçari foli për reparte të ndryshme të mesfushës në të gjithë ligat kryesore të Evropës në rubrikën e tij me La Gazzetta dello Sport të shtunën në mëngjes.


Me Hakan Calhanoglu, Henrikh Mkhitaryan dhe Nicolo Barella në mesfushë dhe nënshkrimin e verës Davide Frattesi duke pritur radhën, nuk ka mbetur shumë për të bërë që mesfusha e Interit të konsiderohet si një nga më të mirat në botë.

Megjithatë, Capello thotë se skuadra e Simone Inzaghit është ende një hap larg nivelit të skuadrave të drejtuara nga Carlo Ancelotti dhe Pep Guardiola.

Klubet që nuk kanë rënë kurrë nga liga elitare, listë në të cilën nuk është më Santos
Lexo po ashtu Klubet që nuk kanë rënë kurrë nga liga elitare, listë në të cilën nuk është më Santos

“Forca e madhe e Interit është mesfusha, ku ata kanë përzierjen e duhur të cilësisë, ndërgjegjësimit dhe vizionit të lojës. Calhanoglu është një dirigjent i shkëlqyer, Barella dhe Mkhitaryan kanë inteligjencë taktike dhe cilësi. Dhe pastaj si rezervë e parë është një Frattesi që më pëlqen shumë dhe që lë shenjë sa herë që luan”, ka thënë fillimisht Capello.

“Të gjithë dinë të shënojnë gola apo të japin asistime, të gjithë dinë si ta ndihmojnë ekipin në të dyja fazat. Për sa i përket dinamikës dhe cilësisë, Interi është ndërtuar shumë mirë në mes. Të luash me pesëshen e pasme ndihmon”.

Kur u pyet për Manchester Cityn si pikë referimi, Capello u përgjigj: “Nëse po flasim për skuadrat e kompletuara, skuadra e Guardiolës është ende një hap më lart. Për momentin, City po luan pa figurë instrumentale”.

“Pa De Bruyne, atyre u mungon një gjeni, një lojtar me cilësi të jashtëzakonshme. Foden po përpiqet ta zëvendësojë atë, por është punë e vështirë. Ai që është vërtet i pazëvendësueshëm për mua është Rodri”.

Më pas, tema e bisedës kaloi në një nga ish-klubet e Capellos, Real Madrid.

“Ata janë të shkëlqyer, gjithashtu, me dyshen Valverde-Kroos. Valverde është dinamik dhe shumë i rrezikshëm kur luan jashtë. Ai është i shpejtë, di të përshtatet dhe ka një vizion të madh të lojës”.

“Kroos është koordinatori i gjithçkaje, puna e tij është ende vendimtare. Ka gjithashtu Tchouameni, Camavinga dhe Ancelotti mund ta lërë Modric jashtë dhe ta sjellë atë në lojë ndërsa loja përparon. Dhe pastaj është Bellingham”.

Në përfundim, Capello vlerësoi se Interi është: “një hap më poshtë Cityt dhe Realit. Por, mund të themi me besim se mesfusha e Inzaghit është ndër më të mirat në botë”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Në vitin 2017 punonte në ndërtimtari, ndërsa tani ftohet nga Kroacia për në Euro 2024: Kush është Marco Pasalic

Në vitin 2017 punonte në ndërtimtari, ndërsa tani ftohet nga Kroacia për në Euro 2024: Kush është Marco Pasalic

Gjyqtari përdori një rregull që pak kush e njeh në boks gjatë humbjes së Furyt nga Usyk

Gjyqtari përdori një rregull që pak kush e njeh në boks gjatë humbjes së Furyt nga Usyk

Boks
Davide Ancelotti duket se po largohet nga Real Madridi - ka ofertën në tavolinë

Davide Ancelotti duket se po largohet nga Real Madridi - ka ofertën në tavolinë

Ligue 1
Ka dyshime se Guardiola dhe De Bruyne kanë gjetur klubin e ri - do të shkojnë atje së bashku në vitin 2025

Ka dyshime se Guardiola dhe De Bruyne kanë gjetur klubin e ri - do të shkojnë atje së bashku në vitin 2025

Premier League
Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Në gardën e nderit, të gjithë e duartrokitën Kloppin - përveç një lojtari

Në gardën e nderit, të gjithë e duartrokitën Kloppin - përveç një lojtari

Premier League
Kalo në kategori