LAJMI I FUNDIT:

Istikame, mina e blloqe betoni – pamje nga kufiri Ukrainë-Bjellorusi

Istikame, mina e blloqe betoni – pamje nga kufiri Ukrainë-Bjellorusi

Shërbimi Kufitar Shtetëror i Ukrainës ka njoftuar se kërcënimi i një pushtimi të ri nga territori i Bjellorusisë është aktualisht i ulët, por rojet kufitare janë ende duke punuar për forcimin dhe pozicionimin e pajisjeve shtesë.

Ata ndanë një video në Facebook që tregon se si duket aktualisht kufiri midis Ukrainës dhe Bjellorusisë, raporton Ukrainska Pravda.


“Jemi në një pikë kontrolli që aktualisht nuk është funksional. Gjithçka këtu është plotësisht e minuar. Kjo është linja e parë e mbrojtjes kundër Bjellorusisë. Llogoret janë pothuajse të përfunduara. Ato janë gjithashtu të pajisura. Ka fusha të minuara para nesh. Kemi gropa nga ku mbrojmë kullat vëzhguese të ndërtuara me dru dhe kemi mjaft armë: mitralozë, granatahedhës, granata dore dhe shumë municione”, tha roja kufitare i njohur si Zippo, transmeton Telegrafi.

Austin e viziton Ukrainën për ta siguruar për mbështetjen amerikane kundër Rusisë
Lexo po ashtu Austin e viziton Ukrainën për ta siguruar për mbështetjen amerikane kundër Rusisë

Ndryshe presidenti i Bjellorusisë, Alexandar Lukashenko lejoi forcat ruse të nisin pushtimin e Ukrainës nga territori bjellorus më 24 shkurt të vitit të kaluar. Megjithatë, refuzoi të bashkohej drejtpërdrejt në luftë dhe të dërgonte trupa për të luftuar.

Më herët ai kishte deklaruar se presidenti rus Vladimir Putin nuk po e shtyn Bjellorusinë në luftë me Ukrainën, por paralajmëroi se nëse vendi i tij sulmohet nga jashtë, do të përgjigjet me të gjitha mjetet në dispozicion, përfshirë armët bërthamore.

“Nëse ukrainasit nuk e kalojnë kufirin tonë, ne kurrë nuk do të marrim pjesë në luftë. Por ne gjithmonë do të ndihmojmë Rusinë, ata janë aleatët tanë”, tha ai këtë verë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Arrihet pajtueshmëri për tekstin përfundimtar të rezolutës për Srebrenicën

Arrihet pajtueshmëri për tekstin përfundimtar të rezolutës për Srebrenicën

Bosnja
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Botë
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Si një luaneshë, nëna kolumbiane i dha një goditje 'fluturuese' hajdutit për ta mbrojtur djalin e saj

Si një luaneshë, nëna kolumbiane i dha një goditje 'fluturuese' hajdutit për ta mbrojtur djalin e saj

Amerika Latine
Kalo në kategori