LAJMI I FUNDIT:

Atletico dhe Juventus po projektojnë një shkëmbim të madh

Atletico dhe Juventus po projektojnë një shkëmbim të madh

Alvaro Morata vazhdon të mbetet një nga dëshirat e mëdha të Juventusit për repartin e sulmit.

Zonja e Vjetër dëshiron rikthimin e spanjollit në Allianz Stadium dhe tani ka një ide se si mund të bëhet realitet një gjë e tillë.

Atletico Madrid nga ana tjetër ëndërron transferimin e një sulmuesi të Juventusit dhe dy klubet po projektojnë një shkëmbim të madh.


Simeone: Morata është në të njëjtin nivel me Haalandin
Lexo po ashtu Simeone: Morata është në të njëjtin nivel me Haalandin

Los Colchoneros duan transferimin e Dusan Vlahovic dhe Marca ka raportuar se klubi madrilen është gati të ofrojë 50 milionë euro.

Përveç shumë së lartë të parave, Atletico Madrid është gati ta përfshijë në ofertë edhe Alvaro Moratan që kjo marrëveshje të finalizohet.

“Kam menduar ta lë futbollin, por çfarë do tu thosha fëmijëve të mi” – Morata tregon momentet e vështira në karrierë
Lexo po ashtu “Kam menduar ta lë futbollin, por çfarë do tu thosha fëmijëve të mi” – Morata tregon momentet e vështira në karrierë

Gazeta spanjolle ka raportuar se dy klubet janë në rrugë të mirë për të gjetur një marrëveshje për këtë shkëmbim të futbollistëve, ku Juventusi do të fitonte edhe 50 milionë euro.

Palët mund të gjejnë një marrëveshje për afatin kalimtar të janarit, me Zonjë e Vjetër që 50 milionët do t’i shpenzonte për ta përforcuar mbrojtjen dhe mesfushën. /Telegrafi/