LAJMI I FUNDIT:

Vitin e kaluar theu këmbën, Neuer rikthehet të luajë sërish futboll

Vitin e kaluar theu këmbën, Neuer rikthehet të luajë sërish futboll

Portieri i Bayern Munich dhe i kombëtares gjermane, Manuel Neuer do të mbrojë në ndeshjen e nesërme (e shtunë) kundër Darmstadt, ka konfirmuar trajneri i kampionit gjerman Thomas Tuchel.

Neuer ka qenë jashtë fushës që nga fillimi i dhjetorit të vitit të kaluar kur theu këmbën e djathtë gjatë skijimit.


Megjithatë, pritjes së 37-vjeçarit i ka ardhur fundit dhe gjermani do t’i kthehet vendit të tij si portier titullar i Bayernit.

“Ai do të mbrojë nesër nëse nuk ndodh asgjë e papritur sot. Ai është i emocionuar, ne jemi të emocionuar, shumë njerëz janë të emocionuar për këtë”, ka thënë fillimisht Tuchel.

“Unë kam besim se ai do të jetë shpejt në formë dhe tani do t’i besojmë intuitës dhe përvojës së tij”.

“Ai ka nevojë ndeshje. Ai është gati për to për disa javë dhe tani ai do të ketë shansin e tij”, përfundoi trajneri i Bavarezëve.

Neuer bëri 489 paraqitje për Bayernin dhe fitoi 27 trofe, duke përfshirë dhjetë tituj të ligës gjermane dhe dy tituj të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/