LAJMI I FUNDIT:

Viruset ‘Zombie’ po zgjohen pas 50 mijë vjetësh dhe mund të jenë fatale për njerëzimin

Viruset ‘Zombie’ po zgjohen pas 50 mijë vjetësh dhe mund të jenë fatale për njerëzimin

Studiuesit kanë ngritur alarmin e viruseve “Zombie” 50 mijë vjeçare për ndikimin që mund të kenë ato për shkak të ngrohjes globale.

Virologu Jean-Michel Claverie, 73-vjeçar ka kaluar më shumë se një dekadë duke studiuar viruse “gjigante”, duke përfshirë ato rreth 50,000 vjeçare të gjetura brenda shtresave të tokës së ngrirë siberiane, transmeton Telegrafi.


Me planetin tashmë 1.2 gradë Celsius më të ngrohtë se kohët para-industriale, shkencëtarët po parashikojnë se Arktiku mund të jetë pa akull në verë deri në vitin 2030.

Shqetësimet se klima më e nxehtë do të lëshojë gazra serë (sikurse metani) drejt atmosferës, për shkak të shkrirjes së akullnajave në rajon janë dokumentuar mirë tashmë. Por, patogjenët e fjetur nuk janë eksploruar mjaftueshëm për sa i përket rrezikut.

Vitin e kaluar, ekipi i Claverie-s publikoi kërkime që tregonin se ata kishin nxjerrë viruse të shumta të lashta nga toka e ngrirë (permafrost) siberiane, të cilët ende janë infektues.

“Me ndryshimet klimatike, ne jemi mësuar të mendojmë për rreziqet që vijnë nga jugu”, tha Claverie në një intervistë në laboratorin e tij në kampusin Luminy të Universitetit Aix-Marseille, Francë, duke iu referuar përhapjes së sëmundjeve të bartësve nga rajonet më të ngrohta tropikale.

“Tani, ne e kuptojmë se mund të ketë ndonjë rrezik që vjen nga veriu, derisa shkrihen akullnajat duke çliruar mikrobet, bakteret dhe viruset”.

Një valë e nxehtë në Siberi në verën e vitit 2016 aktivizoi sporet e antraksit, duke çuar në dhjetëra infeksione, duke vrarë një fëmijë dhe mijëra drerë. Në korrik të këtij viti, një ekip i veçantë shkencëtarësh publikoi gjetje që tregonin se edhe organizmat shumëqelizorë mund t’i mbijetonin kushteve të ‘permafrostit’ në një gjendje metabolike joaktive, të quajtur kriptobiozë.

Ata ringjallën me sukses një krimb 46,000-vjeçar nga ‘permafrost’ siberian, vetëm duke e rihidratuar atë.

Për vite të tëra, agjencitë globale shëndetësore dhe qeveritë kanë monitoruar sëmundje infektive të panjohura kundër të cilave njerëzit nuk do të kishin as imunitet dhe as terapi me ilaçe.

Claverie e demonstroi për herë të parë në vitin 2014 se viruset “e gjalla” mund të nxirren nga ‘permafrosti’ siberian dhe të ringjallen.

Për arsye sigurie, kërkimi i tij u përqendrua vetëm në viruse të afta që infektojnë vetëm amebat.

Kështu, në vitin 2019, ekipi i tij vazhdoi të izolonte 13 viruse të rinj, duke përfshirë një të ngrirë nën një liqen më shumë se 48,500 vjet më parë, prej shtatë mostrave të ndryshme të lashta të permafrostit siberian.

Duke publikuar gjetjet në një studim të vitit 2022, ai theksoi se një infeksion viral nga një patogjen i panjohur, i lashtë te njerëzit, kafshët ose bimët mund të ketë efekte potencialisht “katastrofike”.

“50,000 vjet mbrapa në kohë na çon në kohën kur Neandertalët u zhdukën nga rajoni”, thotë ai.

“Nëse Neandertalët vdiqën nga një sëmundje virale e panjohur dhe ky virus i kësaj sëmundjeje rishfaqet, atëherë mund të jetë një rrezik për ne”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Izraeli kryen sulm ajror në Bregun Perëndimor, të paktën një i vdekur

Izraeli kryen sulm ajror në Bregun Perëndimor, të paktën një i vdekur

Azia
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Evropa
Kalo në kategori