LAJMI I FUNDIT:

Osmani me video-mesazh nga selia e NATO-s: Biseduam për veriun, sfidat në siguri do t’i kalojmë me aleatët tanë

Osmani me video-mesazh nga selia e NATO-s: Biseduam për veriun, sfidat në siguri do t’i kalojmë me aleatët tanë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar sot një sërë takimesh në Bruksel, konkretisht në selinë e NATO-s.

Pikërisht nga selia e NATO-s, Osmani u është drejtuar qytetarëve të Kosovës me një video-mesazh, ku bëri të ditur se sot ka pasur një ditë intensive e më shumë takime.

Sipas saj, diskutimet ishin shumë përmbajtjesore dhe sërish vendi ka marrë përgjigje pozitive nga aleatët që të vazhdojnë punën me Kosovën.


“Morëm përkushtimin e plotë të aleatëve tanë që do të vazhdojnë të punojnë me Kosovën dhe prezencën e tyre. Kosova është shteti më pro-NATO jo vetëm në rajon por në gjithë botën sepse vizioni i qartë i qytetarëve dhe institucioneve është që të anëtarësohemi në këtë aleancë”, ka deklaruar Osmani.

Osmani: Shpresojmë që BE-ja të ketë qasje të balancuar në dialog, në disa raste nuk e kishte
Lexo po ashtu Osmani: Shpresojmë që BE-ja të ketë qasje të balancuar në dialog, në disa raste nuk e kishte

Presidentja bëri të ditur se në takimet që kishte është diskutuar edhe për çështjen e sigurisë në Kosovë, e konkretisht për veriun e vendit.

“Natyrisht që shumë nga sfidat me të cilat ballafaqohemi në veçanti ato në veri të vendit për shkak të grupeve të organizuara kriminele serbe, i diskutuam sot. Duhet të punojmë bashkë me partnerët dhe aleatët tanë në mënyrë që ti zgjidhim këto sfida të sigurisë sepse çështja e sigurisë asnjëherë nuk është individuale”, tha Osmani.

Osmani shtoi se për 25 vite Kosova e ka dëshmuar që është partner i NATO-s, dhe se do të vazhdoj ta dëshmoj këtë edhe tash e tutje.

“Do të punojmë të gjithë së bashku që edhe flamuri i Kosovës shumë shpejt të valojë me flamurët e aleatëve të NATO-s”, u shpreh presidentja. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Haradinaj: Gjykata Speciale katërcipërisht e ka dëshmuar manipulimin

Haradinaj: Gjykata Speciale katërcipërisht e ka dëshmuar manipulimin

Drejtësi
Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Politikë
Kalo në kategori