LAJMI I FUNDIT:

Grubi: Me Escobarin u diskutua vetëm për përfundimin e ndryshimeve kushtetuese, jo për zgjedhje

Grubi: Me Escobarin u diskutua vetëm për përfundimin e ndryshimeve kushtetuese, jo për zgjedhje

Në takimet e djeshme me Escobarin nuk u diskutua fare për zgjedhje të parakohshme, u diskutua vetëm për përfundimin me sukses të amendamenteve kushtetuese dhe vazhdimin e rrugës evropiane të vendit tonë, tha zëvendëskryeministri dhe ministri i Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve Ndërkomunitare Artan Grubi.

Grubi tha se gjatë takimeve u theksua një mbështetje e madhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për anëtarësimin e vendit në BE, si dhe për ndryshimet kushtetuese.

“Shpresoj që OBRM-ja më në fund do të gjejë forcë, do ta kapërcejë vetveten, do ta votojë dhe do ta largojë këtë çështje nga agjenda ditore politike sepse është në interes të të gjithë qytetarëve”, tha ai.


Ai ka theksuar se dy muaj pas miratimit të amendamenteve teknike nga Qeveria dhe dorëzimit në Kuvend, nuk ka pasur debat publik për përmbajtjen e tyre.

E shohim se dy muaj pas miratimit të amendamenteve teknike të Kushtetutës në Qeveri dhe dorëzimit në Kuvend, nuk ka absolutisht asnjë debat për përmbajtjen e atyre amendamenteve në shoqëri, as nga komuniteti akademik dhe as nga organizyatat joqeveritare dhe mediat, por debati bëhet vetëm në lidhje me çështjet politike, nëse duhet të ketë ndryshime të parakohshme, nëse do të formohet Qeveri e re,e jo në lidhje me atë nëse janë të mira apo të këqija, nëse humbim apo fitojmë, theksoi Grubi.

Ai siguron se në të njëjtën ditë kur do të miratohen ndryshimet kushtetuese, Kuvendi do të shpërndahet dhe do të mbahen zgjedhje të parakohshme.

Në trend Lajme

Më shumë
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Kronika e Zezë
Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin

Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin

Lajme
Dyshohen për falsifikim të dokumentit, çifti me fëmijë ndalohen në Aeroportin e Prishtinës

Dyshohen për falsifikim të dokumentit, çifti me fëmijë ndalohen në Aeroportin e Prishtinës

Kronika e Zezë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Haradinaj: Strukturat ilegale të Serbisë në Kosovë duhet të trajtohen si çështje e zbatimit të ligjit, jo si çështje e Asociacionit

Haradinaj: Strukturat ilegale të Serbisë në Kosovë duhet të trajtohen si çështje e zbatimit të ligjit, jo si çështje e Asociacionit

Lajme
Kalo në kategori