Mahmut Halimi, avokati i afaristit Ridvan Muharremit, i cili është arrestuar nën dyshime për keqpërdorime të rezervave shtetërore, ka treguar se si klienti i tij është kontaktuar nga Ministria e Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT).
Halimi tha se klienti i tij Ridvan Muharremi është bërë ndërmjetësues për MINT-in dhe një personi nga Prishtina, me emrin Nezir Idrizi, i cili ishte prezantuar si ortak i kompanisë polake “Santo”.
“Një qytetar i Prishtinës pak kohë përpara ka kërku një lokal me qira nga Ridvani. E ka pyet ky çfarë veprimtarie dëshiron ta ushtrosh? Ai thotë se së bashku me një person nga Polonia të regjistrum edhe në Poloni biznesin e mallrave me shumicë të produkteve ushqimore. E merr atë personin e Prishtinës, Ridvani, emrin s’po ia qes në publik, e ka prokuroria, dhe ka bisedu me ta. Kanë mbet ata me bisedu”, tha Halimi.
“Ai është bashkëpronar i kompanisë ‘Santo”’në Poloni, edhe Ridvani i thotë policisë, kur ka dhanë deklaratë e kontrolloni në ARBK-në e do ta shihni se çfarë biznesi ka në Prishtinë. Është degë e biznesit ‘Santo’ në Poloni. Ridvani ka thënë se ka bisedu me të dhe i ka thënë se ka nevojë ministria për grurë dhe vaj. Kontakti me firmën polake, ka bisedu Ridvani me këtë nga Prishtina. Ai ka thënë se do të flasë me ortakun tim. Muharremi i ka thënë, flisni me MINT. Aty pushon çdo aktivitet i Ridvanit. Ai më nuk ka lidhje me këtë punë”, ka thënë ai.
Sipas avokatit Ridvan Muharremi më pas nuk ka pasur kontakt me MINT-in dhe as me Nezir Idrizin.
Halimi ka thënë se klienti i tij, Ridvan Muharremi, ia ka bërë me dije Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë se pronari i kompanisë polake, të cilit i është bërë pagesa (për vaj dhe sheqer) dhe nuk ua ka sjellë mallin, është duke qëndruar në Prishtinë.
Më tej avokati ka thënë se Ridvani u ka kërkuar që të shkojnë në hotelin, ku pronari polak po qëndronte, me organet kompetente dhe ta marrin të pyetje.
“Zotëri Ridvan, se ky pronari polaku ishte në Prishtinë dhe është duke fjetur në hotel Prishtina, ka shku i ka thirr të ministrisë. Ju ka thënë: ‘ju lutem shkoni se pronari mallit, shitësi, të cilit ia keni bërë pagesën ndodhet në hotel Prishtina. Unë si qytetar nuk guxoj me shku. Merrni organet e ndjekjes, merrni policinë e shkoni. Nëse është nevoja edhe arrestojeni. Mos e lëshoni pa e ditë arsyen dhe shkakun.’ Dhe Ridvani tha se ata nuk kanë shpreh gatishmëri me bë ketë. Me tre persona ka fol: me Lipovicën, Garën dhe nganjëherë Kushtrimin”, ka thënë Halimi. /Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A