LAJMI I FUNDIT:

Lautaro eklipson yje si Haaland dhe Mbappe, yllit të Interit i nevojiten më pak minuta për të shënuar gol

Lautaro eklipson yje si Haaland dhe Mbappe, yllit të Interit i nevojiten më pak minuta për të shënuar gol

Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez është lojtari që i janë nevojitur më pak minuta për të shënuar gol gjatë vitit 2023 në top pesë ligat evropiane.

Faqja e specializuar e statistikave LiveScore ka publikuar një artikull rreth sulmuesve që i janë nevojitur më pak minuta për të shënuar gol gjatë këtij viti.


Kushti i vetëm i ndjekur ka qenë që lojtari të ketë të luajtura mbi 1200 minuta lojë dhe rekordi mbahet nga ylli i Interit, Lautaro Martinez.

Sulmuesit argjentinas i është nevojitur më pak se një lojë për të gjetur një gol apo më saktë ka shënuar çdo 89.81 minuta.

Pas tij vjen Victor Osimhen me një gol në 92.63 minuta, ndërsa podiumi kompletohet nga Alexandre Lacazette me gol çdo 94.94 minuta.

Në vendin e katërt renditet Kylian Mbappe që i bie të ketë shënuar gol çdo 95.59 minuta,  ndërsaWissam Ben Yedder me një gol çdo 96.47 minuta renditet i pesti.

Erling Haaland ka shënuar çdo 101.47 minuta duke zënë vendin e gjashtë dhe Elye Wahi me gol çdo 108 minuta zë vendin e shtatë. /Telegrafi/