LAJMI I FUNDIT:

“David Beckham i Ali Express” – tifozët e Man Utd të pakënaqur me paraqitjen e parë të Mason Mount

“David Beckham i Ali Express” – tifozët e Man Utd të pakënaqur me paraqitjen e parë të Mason Mount

Lojtarët e Manchester United luajtën dje ndeshjen e tyre të parë miqësore në Oslo në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ardhshëm, në të cilin mundën Leedsin me rezultat 2-0.

Minutat e para me fanellën e Djajve të Kuq i ka luajtur edhe futbollisti i sapo ardhur, Mason Mount.


Atij iu dha numri ikonë shtatë në fanellën e tij dhe duke gjykuar nga performanca e tij e parë, parashikimet nuk janë premtuese.

Ai, si të gjithë futbollistët e tjerë që e nisën ndeshjen, u zëvendësua pas 45 minutave të para dhe gjatë kësaj kohe, Mount nuk u shfaq shumë mirë.

Pikat e tij kryesore nga ndeshja e djeshme janë shfaqur në rrjetet sociale, ku janë mbledhur të gjitha lëvizjet e këqija që ka pasur.

“A është ky futbollist profesionist fare? Nuk do të thosha”, “David Beckham i Ali Express”, “Chelsea e shiti mirë”, ishin vetëm disa ankesat e tifozëve të klubit anglez, që në fund fitoi me golat e rezervistëve Emerin dhe Hugilla.

Kujtojmë se Mount mbërriti në Old Trafford nga Chelsea për 70 milionë eurosh, duke nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2028.

Mount shpjegon arsyen e çuditshme pse u largua nga Chelsea te Man Utd
Lexo po ashtu Mount shpjegon arsyen e çuditshme pse u largua nga Chelsea te Man Utd

Mesfushori luajti 195 ndeshje për Chelsean në të cilat shënoi 33 gola dhe 37 asistime dhe shënoi 5 gola në 36 paraqitje për Anglinë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pep Guardiola dhe Heung-Min Son kishin një bisedë me të përfunduar ndeshja mes Cityt dhe Spurs

Pep Guardiola dhe Heung-Min Son kishin një bisedë me të përfunduar ndeshja mes Cityt dhe Spurs

Premier League
Dështimi i Ligës Premier 'në prag të shndërrimit në miliarder' falë biznesit jashtëzakonisht të suksesshëm

Dështimi i Ligës Premier 'në prag të shndërrimit në miliarder' falë biznesit jashtëzakonisht të suksesshëm

Premier League
Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Serie A
“Ishim gati, por s’na pyetën fare” - Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku reagon ashpër ndaj bashkëpunimit Shqipëri-Serbi

“Ishim gati, por s’na pyetën fare” - Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku reagon ashpër ndaj bashkëpunimit Shqipëri-Serbi

Kombëtarja e Shqipërisë
E bleu si super talent për 60 milionë euro, PSG e ka ofruar te gjigantët italianë Manuel Ugarten

E bleu si super talent për 60 milionë euro, PSG e ka ofruar te gjigantët italianë Manuel Ugarten

Serie A
“Situata është shumë e vështirë”, Xavi dërgon mesazh të fortë për tifozët e Barçës në mbarë botën

“Situata është shumë e vështirë”, Xavi dërgon mesazh të fortë për tifozët e Barçës në mbarë botën

La Liga
Kalo në kategori