Beteja e Kosovës përpos në mitologji vazhdon të përdoret edhe në rrafshin politik.
Përvoja me të kaluarën tregon se një dekadë pas këtij fjalimi ku paralajmërohej për beteja madje edhe të armatosura, nga i njëjti person lufta e shkatërrimi u kthye në realitet.
Edhe në këtë përvjetor nga ky vend pritet të përcillen porosi politike.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar se serbët “do të marrin hapa për lirinë e tyre” për Vidovdan më 28 qershor.
Sipas historianëve, këto mesazhe janë vazhdimësi e trashëgimisë së kaluar, shpesh herë me qëllim përfitimet politike.
“Është krejtësisht e kuptueshme dhe brenda logjikës së kësaj tradite të politikës për Serbinë e madhe që dikur ministri i propagandës së një prej qeverive të Millosheviqit sot president i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, paralajmëron që me 28 qershor do të aktivizohet siç ka thënë ai Serbia. Në fakt unë besoj që thjesht po shfrytëzon faktin që po përkon kjo datë me periudhën kur janë këto tensionet në veri”, ka thënë Durim Abdullahu, profesor i historisë në Universitetin e Prishtinës.
Por, si u krijua miti për betejën e Kosovës nga shteti serb?
“…është përkthyer në një mit politik në mes të shekullit XlX fillimisht prej autorëve malazezë e pastaj edhe serbë. Dhe gjatë gjithë shekullit XX është përdorur si një argument historik i Serbisë për Kosovën”, ka theksuar Abdullahu.
Në të kaluarën në vendin e njohur si Gazimestan afër Obiliqit ka pasur edhe incidente e provokime nga pjesëmarrësit, gjë që nuk mund të evitohet as këtë vit sipas ekspertëve të sigurisë.
“Nuk ka nevojë që ky manifestim të anulohet apo të kërkohet një reduktim, por masat që duhet të ndërmerren është që Policia e Kosovës në një formë të organizojë mbarëvajtjen edhe ardhjen e personave, por njëkohësisht edhe gjatë zhvillimit të manifestimit që me siguri nuk do të kalojë pa incidente”, a ka thënë Nuredin Ibishi, eksperti i sigurisë.
Beteja e Kosovës u zhvillua në vitin 1389 ndërmjet Perandorisë Osmane dhe forcave ballkanike në një front të përbashkët, ndër ta edhe shqiptarët. Megjithatë, kjo betejë është përdorur vazhdimisht si argument nga serbët mbi të drejtën e tyre për sundim në tokën që nuk iu ka takuar historikisht.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli
Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht