LAJMI I FUNDIT:

Ambasada gjermane në Prishtinë: Nuk kemi bojkotuar pritjen shtetërore për Ditën e Çlirimit

Ambasada gjermane në Prishtinë: Nuk kemi bojkotuar pritjen shtetërore për Ditën e Çlirimit

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka thënë se “nuk kemi bojkotuar” pritjen zyrtare të organizuar nga Presidenca dhe Kryeministria për Ditën e Çlirimit të Kosovës.

Më 12 qershor ambasadorët e shteteve të QUINT-it (Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Italia, Franca dhe Britania e Madhe) nuk janë parë në ngjarjen e organizuar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti, për shënimin e 24-vjetorit të çlirimit të Kosovës.


Ambasadorët e QUINT-it refuzojnë pjesmarrjen në pritjen shtetërore për Ditën e Çlirimit, të organizuar nga Kurti e Osmani
Lexo po ashtu Ambasadorët e QUINT-it refuzojnë pjesmarrjen në pritjen shtetërore për Ditën e Çlirimit, të organizuar nga Kurti e Osmani

Kurse, mediet në Kosovë kanë raportuar se ambasadorët e shteteve të QUINT-it e kanë bojkotuar këtë ngjarje.

“Ambasada gjermane ka pranuar ftesë për të marrë pjesë në këtë ngjarje dhe zyrtarisht në të është përfaqësuar nga zëvendëskreu i misionit, siç ka ndodhur në shumë raste”, kanë thënë nga Ambasada gjermane në Prishtinë.

Megjithatë, kjo ambasadë nuk pranoi të japë detaje se pse ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, nuk mori pjesë në pritjen zyrtare.

Radio Evropa e Lirë ka dërguar pyetje edhe në ambasadat e tjera të vendeve të QUINT-it, por ende nuk ka marrë përgjigje.

Kjo mosmarrje pjesë e ambasadorëve të shteteve të QUINT-it në këtë ngjarje, vjen në kohën kur bashkësia ndërkombëtare po i kërkon Qeverisë së Kosovës të qetësojë situatën në veriun e banuar me shumicë serbe. Deri më tani, ekzekutivi në Kosovë nuk i ka plotësuar kërkesat e partnerëve të tij ndërkombëtarë.

Atje, që nga 26 maji, tensionet janë rritur, pasi kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri, hynë në ndërtesat komunale, nën përcjelljen e policisë, pavarësisht kundërshtimit të serbëve lokalë.

Që nga 29 maji, serbët lokalë po protestojnë vazhdimisht në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian i kanë paraqitur tri kërkesa kryeministrit Kurti: qetësimin e situatës në veri të Kosovës, mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat në veri të Kosovës dhe rikthimin në dialogun për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

Kurti më 13 qershor njoftoi se i ka prezantuar komunitetit ndërkombëtar një plan me pesë pika për uljen e tensioneve:

-Sundimi i ligjit në katër komunat në veri, që nënkupton identifikimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e drejtë të të gjithë anëtarëve të grupeve kriminale që kanë sulmuar Policinë, trupat e NATO-s dhe gazetarët.

-Grupet e dhunshme të tërhiqen menjëherë nga territori i Kosovës dhe të ndalohet çdo akt kriminal kundër institucioneve të Kosovës.

-Policia e Kosovës, pjesëtarë të NATO-s dhe EULEX-i të kryejnë vlerësime të përbashkëta të sigurisë, për të garantuar një ambient të sigurt dhe pa rreziqe për të gjithë.

-Qeveria e Kosovës të koordinohet me të gjithë akterët dhe të shpallë zgjedhje të parakohshme në katër komunat në veri.

-Kosova dhe Serbia t’i rikthehen dialogut të ndërmjetësuar nga Brukseli, dhe një takim i nivelit të lartë të mbahet gjatë kësaj jave.

Edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është shprehur e hapur për mbajtjen e zgjedhjeve në veri. Megjithatë, për t’u shpallur zgjedhjet e reja, ajo ka thënë se 20 për qind e personave në listën votuese në veri të Kosovës, duhet të nënshkruajnë një peticion me kërkesën që të mbahen votimet.

Në trend Lajme

Më shumë
MPJD refuzon kërkesën e patriarkut serb Porfirije për të vizituar Kosovën

MPJD refuzon kërkesën e patriarkut serb Porfirije për të vizituar Kosovën

Lajme
Kurti fton qytetarët të shfrytëzojnë ditët e fundit për regjistrim: Nuk është vetëm evidentim për statistika

Kurti fton qytetarët të shfrytëzojnë ditët e fundit për regjistrim: Nuk është vetëm evidentim për statistika

Lajme
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Shkupjani Qamuran Hirda arrin në Mekë me biçikletë, rrëfen përjetimin e 4000 kilometrave

Shkupjani Qamuran Hirda arrin në Mekë me biçikletë, rrëfen përjetimin e 4000 kilometrave

Lajme
U merret leja 34 shoferëve në Prishtinë për mosrespektim të semaforit

U merret leja 34 shoferëve në Prishtinë për mosrespektim të semaforit

Kronika e Zezë
Kosova cilësohet jomikpritëse për personat LGBTI+

Kosova cilësohet jomikpritëse për personat LGBTI+

Lajme
Kalo në kategori