LAJMI I FUNDIT:

Ansu Fati ndër fajtorët për moskthimin e Messit te Barcelona

Ansu Fati ndër fajtorët për moskthimin e Messit te Barcelona
(Foto: Getty Images)

Me gjithë bisedimet e shumëpërfolura, Lionel Messi nuk arriti marrëveshje që të rikthehej te Barcelona duke vendosur që karrierën ta vazhdonte te Inter Miami.

Bisedimet ndërmjet babait të superyllit argjentinas, Jorge dhe presidentit të klubit katalunas, Joan Laporta, ishin produktive dhe shumë pranë finalizimit të marrëveshjes, por në fund nuk ndodhi.

Blaugranët nuk arritën që ta pastronin kufirin e pagave, ndërsa prej arsyeve ishte refuzimi i Ansu Fatit që të largohej nga Camp Nou.


Lionel Messin do të jetë sportisti i pestë më i paguar në vit në SHBA
Lexo po ashtu Lionel Messin do të jetë sportisti i pestë më i paguar në vit në SHBA

Xavi nuk llogarit në shërbimet e 20-vjeçarit, për të cilin kanë shprehur interesim klube, si Tottenham Hotspur, Manchester United, Bayern Munich e Paris Saint-Germain.

Mirëpo, sipas Mundo Deportivo, futbollisti i cili ka kontratë deri në vitin 2027, nuk dëshiron të largohet, ashtu që nuk ka pasur hapësirë në listën e pagave për kampionin e botës.

Vlera e tanishme e Fatit – që dikur cilësohej si pasues i Messit – sipas Transfermarkt, është rreth 35 milionë euro, megjithatë ai ka vendosur ta vazhdojë karrierën në Camp Nou. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen mundësitë e Kosovës dhe kombëtareve tjera për të kaluar në Ligën B

Zbulohen mundësitë e Kosovës dhe kombëtareve tjera për të kaluar në Ligën B

Përfaqësuesja e Kosovës
Kosova mëson kundërshtarin për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve

Kosova mëson kundërshtarin për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandën në Ligën e Kombeve

Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandën në Ligën e Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Sport vendor

"Kosova kundërshtar i vështirë, por duam të qëndrojmë në Ligën B" - përzgjedhësi i Islandës flet pas shortit

Përfaqësueset
Zbulohen kundërshtarët e çerekfinaleve të Ligës së Kombeve

Zbulohen kundërshtarët e çerekfinaleve të Ligës së Kombeve

Përfaqësueset
Kalo në kategori