LAJMI I FUNDIT:

Bëhen 24 vjet nga ndalja e bombardimeve të NATO-s, e çlirimi i Kosovës

Bëhen 24 vjet nga ndalja e bombardimeve të NATO-s, e çlirimi i Kosovës

Janë bërë 24 vjet nga ndalja e bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe, pas 78 ditë të sulmeve që kishin filluar më 24 mars.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Javier Solana, më 10 qershor 1999 ka lëshuar urdhrin për ndalimin e bombardimit, kurse Këshilli i Sigurisë së OKB-së, po në të njëjtën ditë ka miratuar rezolutën 1244, ku janë dërguar 37.200 ushtarë të KFOR-it nga 36 shtete.


Më 12 qershor të vitit 1999, në Kosovë kanë zbarkuar trupat e para të këmbësorisë së NATO-s, ndërsa ka nisur largimi i forcave serbe.

20 vjet pas: Fjalimi për sulmet e NATO-s dhe disa nga gjërat e tjera që bëri Bill Clinton “në shërbim të Kosovës” (Video)
Lexo po ashtu 20 vjet pas: Fjalimi për sulmet e NATO-s dhe disa nga gjërat e tjera që bëri Bill Clinton “në shërbim të Kosovës” (Video)

Misioni ishte i ndarë në pesë zona të përgjegjësisë, që i përkisnin KFOR-it amerikan, anglez, francez, gjerman dhe italian.

Me hyrjen e NATO-s, në Kosovë ka nisur edhe vendosja e misionit të përkohshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, i cili do të administronte vendin për një periudhë të caktuar kohore.

Në të njëjtën kohë, është shpërbërë edhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës, për t’u shndërruar në Trupat Mbrojtëse të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Lajme
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori