Inter Miami dëshiron të ndërtojë ekipin rreth Messit, synon t’i transferojë pesë yje që kanë luajtur me të
Klubi nga Mayor League Soccer, Inter Miami do të tentojë të nënshkruajë me pesë lojtarë që kanë luajtur më parë me Lionel Messin për klube apo shtetin.
Pas shumë spekulimeve rreth lëvizjes së tij të radhës, Messi më në fund konfirmoi transferimin e tij të shumëpërfolur në MLS të mërkurën gjatë një interviste me gazetën spanjolle Mundo Deportivo.
“Nuk do të kthehem në Barcelonë, do të bashkohem me Inter Miami. Pasi fituam Kupën e Botës dhe nuk arrita të shkoja te Barça, ishte koha për të shkuar në Shtetet e Bashkuara për të jetuar futbollin në një mënyrë tjetër dhe për të shijuar më shumë dita në ditë”, tha Messi.
Messi, i cili ishte shumë i lidhur me një transferim prej 500 milionë euro në sezon në klubin e Arabisë Saudite Al-Hilal, mund t’i bashkohen në Florida edhe disa shokë të vjetër dhe aktualë.
Sipas gazetarit të TyC Sports, Gaston Edul, Inter Miami do të ‘fillojë negociatat’ me ish-shokët e skuadrës së Messit në Barcelonë, Luis Suarez, Sergio Busquets dhe Jordi Alba për një lëvizje të mundshme në MLS.
Klubi i MLS po kërkon të ndërtojë ekipin e tyre rreth Messit dhe qartë, ata duan që disa yje me përvojë t’i bashkohen radhëve me ndoshta lojtarin më të madh të të gjitha kohërave.
Ashtu si Suarez, Busquets dhe Alba, klubi në bashkëpronësi të David Beckham po lidhet me dy reprezentues argjentinas .
Cesar Luis Merlo, i cili gjithashtu punon për TyC Sports, ka emëruar Angel Di Maria dhe Leandro Paredes si objektiva të tjerë të mundshëm – dy lojtarë që kanë luajtur gjithashtu përkrah Messit në Paris Saint-Germain. /Telegrafi/
🚨 JUST IN: Angel Di Maria and Leandro Paredes are in the list of Inter Miami. @CLMerlo 🇺🇸 pic.twitter.com/pCseKrSi6Q
— All About Argentina 🛎🇦🇷 (@AlbicelesteTalk) June 7, 2023
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Fabrizio Romano tregon nëse Jack Grealish do t’i bashkohet Chelseat në verë
Ancelotti flet për shanset e Realit për të kaluar në finalen e Ligës së Kampionëve: Nuk e keni parë versionin më të mirë të Real Madridit
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer
Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Goli në gjysmëfinale ndaj Realit, Harry Kane thyen një rekord të dy legjendave angleze
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës