Në seancën e së martës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, dëshmitari Sylë Imeri, tha se i akuzuari Dushko Arsiq, ka qenë në krye të paramilitarëve që kishin kryer krime lufte dhe se ia kishte vrarë djalin e axhës F.I.
Këtë deklarim, dëshmitari Imeri e bëri duke u përgjigjur në pyetjet e prokurorit special Atdhe Dema, në gjykimin ku i akuzuari Dushko Arsiq po ngarkohet se ka marrë pjesë në vrasjen e B.Sh më 20 prill 1999 në Butovc të Prishtinës, si dhe ka maltretuar fizikisht e psiqikisht të dëmtuarin A.K.
“Krimet i kanë bërë paramilitarët serbë në krye me Dushko Arsiqin”, tha dëshmitari Imeri, duke u kthyer në drejtim të të akuzuarit dhe shtoi “me këtë zotëriun këtu”.
Dëshmitari tha se qëndron pranë deklaratave të dhëna në Polici, duke shtuar që kishte dhënë deklaratë në UNMIK në vitin 1999 për krimet që ishin kryer në shtëpinë e tij, pasi të njëjtit i ishin vrarë pesë familjarë.
I njëjti po ashtu tha se në prill të vitit 1999 ishin kryer shumë krime në fshatin e tij në Zllatar, duke theksuar se nuk kishte mundur t’i identifikonte kryerësit e krimeve në këtë rast pasi që ishin të maskuar.
Dëshmitari Imeri tha se të akuzuarin Arsiq e njihte prej që ishte i vogël, pasi që afër shtëpisë së familjes së tij ishte një shitore ku dëshmitari furnizohej me gjëra ushqimore dhe se të njëjtin e njihte si kriminel.
“Më duhet me thonë që Dushko osht një kriminel shumë i fortë, e njoh si kriminel edhe osht kriminel”, tha dëshmitari Imeri, raporton “Betimi për Drejtësi”.
I njëjti, po ashtu tha se në prill në vitin 1999 kur kishin arritur te ura në fshatin Makoc, i kanë parë paramilitarët serbë duke luajtur futboll, ku sipas tij aty kishte qenë edhe i akuzuari Arsiq, ku kishte tentuar të fshihte fytyrën, por që dëshmitari Imeri tha se e kishte parë.
Dëshmitari Imeri tha se aty i akuzuari Arsiq kishte pasur kallash në dorë dhe në ato momente aty paramilitarët serbë i kishin mbledhur disa të rinj shqiptarë përfshirë edhe djalin e dëshmitarit dhe se i kishin hipur në një veturë që nuk e dinte se ku i kishin dërguar, por që pas një kohe të njëjtit i kishin kthyer.
Dëshmitari Imeri tha se i akuzuari Arsiq nuk kishte tentuar t’i ndalte krimet që kishin ndodhur.
Në pyetjet e mbrojtësit të të akuzuarit Arsiq, avokatit Nebojsha Vllajiq, dëshmitari Imeri tha se rastin që i kishte ndodhur në shtëpinë e tij në Zllatar, e kishte lajmëruar rastin në vitin 1999 dhe se ish-prokurorja Carla del Ponte me ekipin e saj kishin qenë në vend të ngjarjes.
Në pyetjet e të akuzuarit Arsiq, dëshmitari Imeri tha se nuk e kishte thënë në asnjë deklaratë se çfarë ngjyre i kishte pasur flokët i akuzuari.
Ndër të tjera, dëshmitari Imeri tha se i akuzuari Arsiq ia kishte vrarë edhe djalin e axhës F.I. dhe se për një gjë të tillë ishte i sigurt, pasi e shtëna kishte ndodhur nga shtëpia e të akuzuarit Arsiq në Matiçan dhe se kishte qenë gjuajtje profesionale.
Në pyetjet e gjykatëses Suzana Çerkini, dëshmitari tha ishte i sigurt që personi që e kishte parë në Makoc kishte qenë i akuzuari Arsiq, i veshur në uniformë dhe se kishte kallash në dorë dhe se po atë moment sipas dëshmitarit një fqinj i tij kishte thënë “kuku Dushko koka ktu”.
Ai tha se nuk kishte mundur që të identifikonte të akuzuarin Arsiq në ditën kur ia kishin vrarë familjen në Zllatar. Kurse, shtoi se para luftës, me familjen e të akuzuarit Arsic nuk kishin pasur as raporte të mira e as të këqija, e as nuk ishin përshëndetur ndonjëherë.
Seanca vazhdoi me dëgjimin e dëshmitarit Arsim Maqedonci, i cili tha se nuk e njihte të akuzuarin, duke shtuar se mbetet pranë deklaratave të dhëna në Polici dhe se të dëmtuarin A.K., e njihte pasi që ishin nga i njëjti fshat.
Maqedonci tha se në shtëpinë e tyre në Butovc, në vitin 1999 ishin të vendosur ushtria serbe dhe se i dëmtuari A.K i kishte thënë se të njëjtit aty e kishin ndaluar dhe se i kishin thënë ta merrte me vete një person i cili kishte qenë i plagosur- tani i ndjeri B.Sh, e të cilin e kishte lënë në mal.
Dëshmitari tha se lidhur me personin e plagosur B.Sh, i cili kishte ndërruar jetë, pas luftës në vitin 2000 kishte shkuar në mal me babain e tij dhe i kishin parë eshtrat e tij dhe se më pas e kishin njoftuar policinë.
Ai tha se vendi i quajtur “varrezat e Maqedoncve” ishte larg diku rreth 700-800 metra prej vendit ku ishte gjetur kufoma.
Po ashtu, shtoi se i dëmtuari A.K në momentin kritik ishte nisur në drejtim të Prishtinës, duke shtuar se ai i kishte thënë se ishte rrahur nga ushtria serbe.
I njëjti tha se për të ndjerin B.Sh, i dëmtuari A.K kishte thënë që ishte i plagosur e jo i vrarë dhe se A.K., ushtria serbe e kishte detyruar ta bartte, e që e kishte lënë në mal. Maqedonci tha se pasi kishin gjetur eshtrat e të ndjerit, ishin bindur se i dëmtuari A.K nuk kishte gënjyer për ngjarjen.
Në këtë seancë u dëgjua edhe dëshmitari Rafet Shala, i cili është vëllai i të ndjerit B.Sh, i cili tha se qëndron pranë deklaratave të dhëna në polici dhe se të dëmtuarin A.K e njeh prej pas një jave që kishte varrosur vëllanë e tij.
Shala tha se vëllai i tij ishte varrosur pas rreth një viti pasi që ishte vrarë, duke shtuar se trupin e tij e kishte gjetur S.M., tanimë i ndjerë dhe se i njëjti i kishte njoftuar përmes një familjari dhe se pasi që kishte shkuar në vend të ngjarjes dhe kishte parë rrobat, e kishte kuptuar që kishte qenë kufoma e vëllait të tij.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje